Primary tabs

Mirë se erdhët në portalin e të dhënave të hapura të Bashkisë së Tiranës.

Këtu ju mund të gjeni disa nga të dhënat statistikore të bashkisë në format dhe licensë të hapur (open data) dhe lehtësisht të analizueshme (machine readable).

LAJME

Analizimi i situatës së bizneseve në Tiranë për vitin 2019 bazuar në të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT për bizneset sipas madhësisë, gjinisë së administratorit, aktivitetit ekonomik, pronësisë dhe formës ligjore. Gjatë vitit 2019 në Tiranë pati 46,435 biznese aktive, ose rreth 28.6% të vendit dhe rreth 86.6% të qarkut.

Objektivi kryesor i statistikave të mjedisit është prodhimi i statistikave të kuptueshme nga përdoruesit, të standardizuara sipas akteve normative të BE-së dhe të përshtatshme për përdorim në hartimin e politikave dhe menaxhimin e aktiviteteve me impakt mjedisor në Tiranë.
Burim informacioni: Aplikacioni Tirana Ime, VODAFONE AL me informacion prej 31 Janar deri 29 Prill 2020.

Këtu janë realizuar disa paraqitje grafike dhe tabelare më të detajuara bazuar në informacionet e publikuara në faqen e dedikuar: coronavirus.al.
Përditësuar me informacionin e datës 11 Janar 2022.

Numri i popullisë së Tiranës për vitin 2019 është siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile sipas njësive administrative, gjinisë, moshës si edhe disa tregues të tjerë demografikë që do pasqyrohen të paraqitura grafikisht dhe të analizuara.

Itinerari dhe stacionet e linjave të transportit publik të Tiranës brenda njësive administrative urbane si edhe harta e itinerareve. Biletat kushtojnë 40 lekë dhe orari i transporti publik është 06:00 - 23:00 çdo ditë (pavarësisht festave ose ditës së javës).

Ndarja administrative e Shqipërisë ka pësuar ndryshime të vazhdueshme si për sa i përket shtrirjes gjeografike, ashtu edhe funksioneve të strukturave. Në 31 korrik 2014, me vendim të Parlamentit Shqiptar, u miratua organizimi i ri administrativo-territorial që e ndan vendin në 12 qarqe dhe 61 bashki.

Statistikat e mjeteve të transportit kanë si qëllim të përcaktojnë numrin e mjeteve të transportit rrugor të mallrave dhe pasagjerëve. Këto statistika mbështeten në të dhënat që merren si burim administrativ (pra jo vrojtim) dhe mbulojnë vetëm transportin rrugor të përfaqësuar me numrin e mjeteve për pasagjerë dhe mallra.

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, Maratona e Tiranës ka filluar të zhvillohet rregullisht prej Tetorit të 2016. Maratona ka kategoritë për femra dhe meshkuj në 21.1 km, 10 km si edhe kategorinë WE TOO. Rritja e numrit të pjesmarrësve ndër vite është treguesi më i mirë se gara e Tiranës është bërë e dashur për të gjithë.

Tablo statistikore publikuar rishtazi

Ecuria dhe struktura e numrit të bizneseve sipas aktivitetit ekonomik në Tiranë, në vend dhe në 60 bashkitë e tjera të vendit (ku përjashtohet Tirana). Klasifikimi i aktivitetit ekonomik bazohet në NVE Rev 2 dhe në të dhënat tona ka tetë ndarje, 1.Bujqësia, Pyjet e Peshkimi (01-03) , 2.Industria (05-32, 35-39) , 3.Ndërtimi (41-43), 4.Tregtia (45;46;47), 5.Transporti e Magazinimi (49-53), 6.Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (55; 56), 7.Informacioni e Komunikacioni (58-63) dhe 8.Shërbime të tjera (33; 64-98 excl 84).

Updated/commented date: 2021-12-17

Ecuria e numrit të bizneseve në vite në Tiranë, vend dhe në 60 bashkitë e tjera të vendit (ku përjashtohet Tirana) si edhe struktura e numrit të bizneseve sipas Njësive Administrative në Tiranë

Updated/commented date: 2021-12-14

Ecuria dhe struktura e numrit të bizneseve sipas gjinisë së administratorit në Tiranë, në vend dhe në 60 bashkitë e tjera të vendit (ku përjashtohet Tirana). Ndarja i referohet gjinisë së administratorit dhe ka dy nëndarje, femra dhe meshkuj. Të dhënat e përdorura janë vjetore dhe sigurohen nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve në INSTAT.

Updated/commented date: 2021-12-13

Ecuria dhe struktura e numrit të bizneseve sipas pronësisë në Tiranë, në vend dhe në 60 bashkitë e tjera të vendit (ku përjashtohet Tirana). Pronësia lidhet me pasurinë e aseteve të saj dhe përcakton shpërndarjen e flukseve dhe të ardhurave financiare. Pronësia është grupuar në "Shiqiptare" ku pronarë ose bashkëpronarët janë shqiptarë dhe "Të huaja ose të përbashkëta" kur të paktën një nga pronarët ose bashkëpronarët është i huaj. Të dhënat e përdorura janë vjetore dhe sigurohen nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve në INSTAT.

Updated/commented date: 2021-12-13

Ecuria dhe struktura e numrit të bizneseve sipas formës ligjore në Tiranë, në vend dhe në 60 bashkitë e tjera të vendit (ku përjashtohet Tirana). Forma ligjore (e njohur gjithashtu si statusi ligjor) përcaktohet sipas legjislacionit kombëtar. Janë përdorur tre kategori për të grupuar format ligjore të një biznesi, "Person Fizik", "Fermer" dhe gjithe format e tjera në "Person Juridik". Të dhënat e përdorura janë vjetore dhe sigurohen nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve në INSTAT.

Updated/commented date: 2021-12-10

Ecuria dhe struktura e numrit të bizneseve sipas madhësisë në Tiranë, në vend dhe në 60 bashkitë e tjera të vendit (ku përjashtohet Tirana). Ndarja sipas madhësisë bazohet në numrin e punonjësve gjithsej. Përdoren katër kategori, bizneset me 1-4 të punësuar, 5-9 të punësuar, 10-49 të punësuar dhe 50 edhe më shumë të punësuar. Të dhënat e përdorura janë vjetore dhe sigurohen nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve në INSTAT.

Updated/commented date: 2021-12-10

Ndarja e re territoriale e përball stafin e Bashkisë së Tiranës me nevojën e një ndryshimi të plotë ristrukturues në mënyrën e administrimit dhe menaxhimit të gjithë shërbimeve të transportit.

Updated/commented date: 2021-11-03

Informacion mbi treguesit e ndryshëm demografikë, bazuar në të dhënat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile

Updated/commented date: 2021-10-16