Parkimet nëntokësore në Tiranë

A e dini se aktualisht në Tiranë ndodhen 4 parkime nëntokësore të cilat janë të pajisura me 22 vende të posaçme parkimi për personat me aftësi të kufizuar dhe 24 vende për karikimin e automjeteve elektrike (e-charger)?

Parkimet nëntokësore gjenden në:

  • Sheshin “Skënderbej”
  • Bulevardin e ri
  • Sheshin“7 Xhuxhat”
  • Sheshin “Italia”

Parkimet nëntokësore në sheshin “Skënderbej” dhe sheshin “Italia” ofrojnë mundësinë për të karikuar makinat nëpërmjet 24 E-charger në total. Në parkimin tek sheshi “Skënderbej” ofrohet ashensor publik për të lehtësuar lidhjen me sheshin si dhe 12 tualete publike dhe hapësira për evente të ndryshme.

Kapaciteti që ka secili parkim nëntokësor paraqitet në grafikun e mëposhtëm.