Turizëm, Kulturë dhe Sport

Më poshtë gjenden disa fakte mbi turizmin në vend bazuar në publikimin e fundit të INSTAT për të dhënat e vitit 2020
Viti 2020 ka qënë i vështirë për shkak të pandemisë të shkaktuar prej COVID – 19 dhe një nga sektorët më të prekur ka qënë ai i turizmit. Më poshtë paraqiten disa statitikat mbi Shtetasit e huaj në Shqipëri. Gjatë vitit 2020 shtetasit e huaj:
◦ kanë kaluar mesatarisht 2.4 netë qëndrimi
◦ hyrjet në pikat kufitare për vitin 2020, kanë rënë me 58,5 % ndërkohë daljet e shtetasve shqiptarë kanë rënë me 55,5 % krahasuar me vitin 2019
◦ numrin me të lartë e zënë Europianët me 46.6%
◦ numri i strukturave akomoduese është 1469 duke u rritur me 4,6 % krahasuar me 2019
◦ 87% e të huajve kanë preferuar kufirin tokësor për të hyrë në Shqipëri, 10% nëpërmjet ajrit dhe 2% nëpërmjet detit
◦ 96% e të huajve kanë vizituar Shqipërinë për qellime personale dhe 4% për qellime biznesi
Turizmi në Tiranë
Tirana ka rreth 56 objekte të trashëgimisë kulturore dhe 141 pika turistike. Tirana vitet e fundit ka hapur një sërë pikash turistike si Kulla e Sahatit e cila u rihap në Qershor 2016 pas rikonstruksionit të kryer, Shtëpia me gjethe, Bunkart1&2, rikonstruksioni i Sheshit, Pazarit, Kalasë edhe shumë pika të tjera për tu vizituar. Lonely Planet si dhe platforma të tjera dhe website turizmi, e përshkruajnë Tiranën si një vend intrigues, të këndshëm, me gjallëri dhe unik. Reliket e regjimit të vjetër sfidojnë ndërtimet e reja me ngjyra.
Kultura
Për vitin 2020, Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve, me 135 të tilla dhe ka numrin më të lartë të spektatorëve me 16,044 të tillë. Numri mesatar i spektatorëve për shfaqje në vitin 2020 ishte 116 spektatorë /shfaqje duke shënuar një rënie prej 82 spektatorë/shfaqje krahasuar me vitin 2019. Cirku kombëtar ka pjesmarrjen më të lartë prej mesatarisht 164 spektatorë /shfaqje gjatë viti 2020, ku dhe ky institucion ka patur një rënie prej 8 spektatorë për shfaqje krahasuar me vitin 2019. Vlen të përmendet se viti 2020 ka pasur numër të ulët shfaqesh dhe numër të reduktuar të spektstorëve për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.