Transporti
Që prej vitit 2013 shërbimi i transportit publik urban kryhet vetëm nga operatorë privat. Janë 11 operatorë privatë të cilët realizojnë shërbimin e transportit urban në 16 linja të ndryshme të autobusëve të cilat kalojnë nga periferia në qendrën e qytetit si edhe disa linja të tjera për ish-komunat e Tiranës si Linzë, Mjull-Bathore, Bërzhitë, Shëngjergj etj. Operatorët zotërojnë gjithsej një flotë prej 311 mjetesh nga të cilët 271 janë me platformë për persona me aftësi të kufizuar dhe 62 të pajisur me kamera sigurie. Mosha mesatare e mjeteve është 9 vjet.
Biletat kushtojnë 40 lekë dhe orari i transporti publik është 06:00 – 23:00 çdo ditë (pavarësisht festave ose ditës së javës). Numri total i stacioneve është 451 dhe pritja mund të variojë nga 3 deri në 13 minuta sipas linjave të autobusëve dhe orarit (orar piku ose orar normal). Linja më e shpeshtë është Linja 15 Kombinat Kinostudio dhe linjat më pak frekuente janë ato që shkojnë në njësitë administrative rurale. Transporti publik urban përdoret mesatarisht nga rreth 200,000 persona në ditë ku pjesa më e madhe, rreth 64.7%, udhëton me biletë dhe një pjesë më e vogël përdorin abonetë, librezat etj.
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, [AMK] (http://mbrojtjakonsumatorit.al/) është institucioni përgjegjës që kontrollon shërbimet e ofruara nga operatorët e transportit publik në zbatim të kontratës dhe të akteve të Këshillit Bashkiak. Konkretisht, në fushën e transportit AMK:
- planifikon dhe organizon kontrollin e shërbimit urban qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas;
- monitoron, kontrollon dhe merr masa në lidhje me respektimin e detyrimeve kontraktuale në lidhje me ofrimin e shërbimit të transportit publik nga ana e operatorëve që veprojnë;
- monitoron dhe kontrollon subjektet që ofrojnë shërbimin taksi;
- monitoron dhe kontrollon shërbimin e ofruar ndaj qytetarëve nga agjencia.
- Janë 482 rrugë gjithsej me një gjatësi totale prej 1,101 km. 7 km është gjatësia e korsive të rezervuara BUS dhe 29 km korsive të rezervuara për biçikleta. Kapaciteti i këtyre rrugëve është 850 mjete në orë.
Rrugët janë të pajisura me:
- 9 rrethrrotullime
- 80 kryqëzime të sistemuara me semafor
- 33 kamera për monitorimin e trafikut
- 6 tabela elektronike me mesazhe të ndryshueshme
- 140 vendparkime për biçikleta
- 65 vendparkime për PAK
Nga matjet e kryera në 12 rrugë kryesore të Tiranës rezulton se Rr. “Dritan Hoxha” ka fluksin më të lartë të automjeteve, me rreth 33,490 mjete në 24 orë , me drejtim hyrje në qytet. Fluksin më të ulët e ka Rr. “Xhanfize Keko” me rreth 9,620 mjete në 24 orë me drejtim dalje nga qyteti.
Ndarja e re territoriale e përballi stafin e Bashkisë së Tiranës me nevojën e një ndryshimi të plotë në mënyrën e administrimit dhe menaxhimit të gjithë shërbimeve të transportit dhe kryesisht të parkimit.
Nё kontekstin e ri urban me një diversitet të lartë, rritje tё numrit të popullsisë, rritje tё numrit të automjeteve për banorë, kërkesa jo homogjene për lëvizje sipas zonave të ndryshme të qytetit, nevojat për infrastrukturë funksionale që kanё grupe të popullsisë me densitet jo të madh por të shtrirë në territor, kërkohet një përqasje e mirëmenduar e nё ofrimin e alternativave tё lёvizshmёrisё, parashikimin e ndёrhyrjeve nё kategoritё e trasportit dhe mënyrës se si duhet menaxhuar trafiku.
Bashkia e Tiranës po i kushton një vëmendje të veҫantë transportit dhe lëvizjes në qytetin e Tiranës, si një nga prioritetet më të rëndësishme të punës.
Parkimi, si në rrugë ashtu edhe jashtë-rruge ,ështe një aspekt i rëndësishëm dhe shumë kritik për një qytet, veçanërisht për një qytet si qendër të aktiviteteve sociale dhe ekonomike si Tirana.
Zhvillimet demografike dhe ato socio-ekonomike të qendrës më të madhe urbane dhe administrative të Tiranës kanë nxjerr në pah nevojën për organizimin e parkimit dhe lehtësimin e lëvizjes sipas parimeve të mobilitetit.
Tirana Parking ka aktualisht në administrim 11 sheshe ku ofrohet parkimi me pagesë :
- Sheshi pranë pallatit të sporteve ” Asllan Rusi”- i inaguruar më 21 Janar 2017, ky shesh ka një kapacitet prej 76 vende parkimi, nga të cilët 72 janë parkim publik, 2 vende invalidi, vendparkim ambulance dhe vendparkim zjarrfikëse.
- Sheshi pranë Digës së Liqenit Artificial- i inaguruar më 14 Shkurt 2018, ka një kapacitet prej 58 vende parkimi, nga të cilat 57 janë parkim publik, 1 vend invalidi.
- Sheshi pranë Qytetit Studenti- i inaguruar më 12 Shkurt 2017, ka një kapacitet prej 108 vende parkimi nga të cilat 104 janë parkim publik, 4 vende invalidi.
- Pranë sheshit “Avni Rustemi”- i inaguruar më 27 Shkurt 2018, ka një kapacitet prej 28 vende parkimi nga të cilat 27 janë parkim publik, 1 vend invalidi.
- Sheshi pranë stadiumit “Dinamo”- i inaguruar më 16 Nëntor 2015, ka një kapacitet prej 84 vende parkimi, nga të cilat 83 janë parkim publik, 1 vend invalidi.
- Sheshi pranë Infosoft – me një kapacitet prej 37 vende parkimi, nga të cilat 36 janë vende për parkim publik, 1 vend invalidi.
- Sheshi “Bulevardit të Ri” – me një kapacitet prej 329 vende parkimi , nga të cilat 325 janë parkim publik, 4 vende invalidi.
- Sheshi “7 Xhuxhat”- i inaguruar më Tetor 2019, me një kapacitet prej 140 vend parkimi , nga të cilat 138 janë vende për parkim publik, 2 vende invalidi.
- Sheshi “Skenderbej”-me një kapacitet prej 305 vende parkimi, nga të cilat 301 janë vende për parkim publik, 4 vende invalidi.
- Sheshi “Sheqeri Pikant”- i inaguruar më Tetor 2019.
- Sheshi “Air Albania”- i inaguruar më Dhjetor 2020.
Treguesi | Njesia e Matjes | Tr I 16 | Tr II 16 | Tr III 16 | Tr IV 16 | Tr I 17 | Tr II 17 | Tr III 17 | Tr IV 17 | Tr I 18 | Tr II 18 | Tr III 18 | Tr IV 18 | Tr I 19 | Tr II 19 | Tr III 19 | Tr IV 19 | Tr I 20 | Tr II 20 | Tr III 20 | Tr IV 20 | Tr I 21 | Tr II 21 | Tr IV 21 | Tr I 22 | Tr II 22 |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Zona 1 | Nr | 636,00 | 636,00 | 636,00 | 636,00 | 636,00 | 636,00 | 636,00 | 636,00 | 703,00 | 779,00 | 723,00 | 685,00 | 1,19 | 1,19 | 1,02 | 898,00 | 1,13 | 966,00 | 894,00 | 894,00 | 903,00 | 903,00 | 872,00 | 856,00 | 822 |
Zona 2 | Nr | 193,00 | 193,00 | 193,00 | 193,00 | 193,00 | 193,00 | 193,00 | 193,00 | 457,00 | 362,00 | 358,00 | 339,00 | 641,00 | 630,00 | 554,00 | 420,00 | 1,12 | 1,12 | 1,15 | 1,15 | 1,04 | 1,04 | 808,00 | 808,00 | 848 |
Zona 3 | Nr | 153,00 | 153,00 | 153,00 | 153,00 | 153,00 | 153,00 | 153,00 | 153,00 | 191,00 | 279,00 | 275,00 | 255,00 | 445,00 | 453,00 | 449,00 | 387,00 | 385,00 | 313,00 | 305,00 | 305,00 | 301,00 | 301,00 | 301,00 | 301,00 | 299 |
Zona 4 | Nr | 466,00 | 466,00 | 466,00 | 466,00 | 466,00 | 466,00 | 466,00 | 466,00 | 683,00 | 614,00 | 552,00 | 518,00 | 977,00 | 956,00 | 952,00 | 785,00 | 1,42 | 1,40 | 1,33 | 1,33 | 1,36 | 1,36 | 1,34 | 1,34 | 1.240 |
Gjithsej | Nr | 1,45 | 1,45 | 1,45 | 1,45 | 1,45 | 1,45 | 1,45 | 1,45 | 2,03 | 2,03 | 1,91 | 1,80 | 3,25 | 3,23 | 2,98 | 2,49 | 4,06 | 3,80 | 3,68 | 3,68 | 3,61 | 3,61 | 3,32 | 3,30 | 3.209 |