Rastet e dhunës të mbështetura nga Bashkia Tiranë

Bashkia Tiranë, koordinon veprimtarinë e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të dhunës në familje (MKR), i cili funksionon që nga viti 2012 në territorin e saj. Ky mekanizëm luan një rol thelbësor në adresimin me efektivitet të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore duke siguruar mbrojtje për viktimat, informim, ndihmë ekonomike, strehim social, ndërmjetësim për punësim, këshillim psikologjik dhe ligjor.

Të dhënat tregojnë një rritje të numrit të rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe në familje të trajtuara nga Mekanizmi i Koordinuar i Referimit të dhunës në familje (MKR). Grafiku më poshtë paraqet rastet e mbështetura nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim shumë të ngushtë me Policinë, institucionet në nivel lokal dhe organizatat jo-fitimprurëse të angazhuara në strukturën e MKR-së.

Për periudhën 2020-2023, të dhënat për përfituesit në kategorinë “Viktimë e dhunës në familje” sipas ligjit Nr. 22/2018 “Për strehimin social”, i ndryshuar, janë si më poshtë :

VitiPërfitues për programin “Subvencionimi i qirasë “Përfitues për programin “Subvencionimi i interesave të kredisë”
202024
202130
2022121
202380