Siguria publike

Siguria publike ka të bëjë me shërbimet që ofrohen për qetësinë dhe mbarëvajtjen e punëve publike, parandalimin e kundërvajtjeve administrative si dhe ndërmjetësimin për zgjidhjen e konflikteve në komunitet, inspektimin dhe monitorimin e rendit në nivel vendor.
Policia Bashkiake është organ ekzekutiv që ka për detyrë të kryejë funksione në shërbim të rendit, qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit të bashkisë, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe që nuk janë në kompetencë të autoriteteve të tjera shtetërore. Për vitin 2021 numri i gjobave gjithsej të vendosura është 347,703, ku 94.7% e përbëjnë gjobat për shkelje të qarkullimit rrugor dhe parkim të gabuar. Për vitin 2021 numri i gjobave të vendosura në total ka pësuar rritje me 23 % në krahasim me vitin 2020.
Përgjatë vitit 2021, njësia me më shumë gjoba të marra në këtë periudhë është njësia administrative Nr.5 me rreth 9.6% ndaj totalit ndërsa Dajti/Njesia12 është njësia administrative në të cilën janë marrë më pak gjoba me 0.001% ndaj totalit.
Për sa i përket gjobave për shkelje të qarkullimit rrugor dhe parkim të gabuar, më shumë janë marrë në njësinë administrative Nr.5 me rreth 9% ndaj totalit dhe më pak gjoba janë marrë në njësinë administrative Nr.3 me 0.15% ndaj totalit.
Të dhënat e publikuara janë vetëm për njësitë administrative ku janë kryer shkeljet në qarkullimin rrugor.

Gjobat e qarkullimit rrugor

Generated by wpDataTables