Bujqësia dhe Blegtoria

Bujqësia në Tiranë dhe Vend
Statistikat e prodhimit bimor janë një mjet i rëndësishëm për monitorimin dhe menaxhimin e tregut të produkteve bujqësore. Statistikat gjithashtu po bëhen një instrument i rëndësishëm për vlerësimin e politikave bujqësore. Rritja e prodhimit bujqësor, jo vetëm që zhvillon ekonominë dhe ul papunësinë, por mundëson uljen e çmimeve të produkteve kryesore jetike që konsumohen nga popullata, si dhe ul varësinë e vendit nga importet.
Bujqësia, blegtoria dhe natyra përbëjnë një potencial të madh për zhvillimin ekonomik të zonave rurale të Tiranës nëpërmjet zhvillimit të agroturizmit, veçanërisht përmes produkteve bio aq shumë të kërkuara në treg. Bashkia e Tiranës është e vendosur të rikthejë vëmendjen në këto zona, për ta parë këtë potencial si një mundësi edhe për biznese të mirëfillta. Shija e produkteve tona bujqësore është origjinale dhe krahas kësaj rritja e prodhimit bujqësor, jo vetëm që zhvillon ekonominë dhe ul papunësinë, por mundëson uljen e çmimeve të produkteve kryesore jetike që konsumohen nga popullata, si dhe ul varësinë e vendit nga importet.
Statistikat e prodhimit bimor japin informacion për drithërat, bimët industriale, rrënjoret, fasulet, perimet, të tjera bimë të arave, frutat, agrumet, ullirin dhe vreshtat. Sipërfaqja gjithsej e njësisë ekonomike bujqësore (fermës) është tërësia e terrenit të përbërë nga shuma e sipërfaqes bujqësore të përdorur (SBP) dhe sipërfaqes së tokës tjetër.Sipërfaqja me drufrutorë, është sipërfaqja e tokës e zënë me pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta. Llogaritet vetëm sipërfaqja e mbjellë në blloqe me kultura drufrutore. Sipërfaqe prodhuese e drufrutorëve është sipërfaqja që potencialisht jep prodhim. Përjashtohet sipërfaqja e pemtoreve të reja, blloqet extensive te drufrutorëve dhe ato të degraduara . Me vit prodhimi nënkuptojmë vitin kalendarik në të cilin fillon vjelja e prodhimit.

Bimët e arave
Pesha e bujqësisë së Tiranës në vend dhe qark është më e ulët se sektori i blegtorisë. Kultura me përqindjen më të madhe të prodhimit në Tiranë është prodhimi i farogjereve me 77%. E njëjta tendencë rezultoi dhe për vendin me 74%.

Drufrutorët
Pesha e Tiranës në prodhimin e pemëve në rang qarku dhe vendi është përkatësisht 33.7% dhe 2.0%. Në strukturën e pemëve frutore të Tiranës për vitin 2018 rezulton që përqindjen më të lartë të prodhimit e kanë vreshtat me 33% të ndjekur nga Ullinjtë me 21%. Në rang vendi ullinjtë kanë përqindjen më të lartë prej 21% të ndjekur nga vreshtat me 20%.
Statistikat e blegtorisë ofrojnë informacion të detajuar, për numrin e krerëve të bagëtive sipas llojit dhe kategorive (gjedhë, të leshta, të dhirta, derra, njëthundrakë, shpendë dhe koshereve). Prodhimet blegtorale përfshijnë prodhimin i qumështit sipas llojeve lope, dele dhe dhie. Të tjera prodhime blegtorale janë prodhimi i leshit, vezëve dhe mjaltit. Të dhënat për numrin e krerëve sipas llojeve dhe kategorive i referohen gjendjes së bagëtive më 1 Dhjetor.
Prodhimet blegtorale i referohen vitit kalendarik dhe periudha referuese për to është: 1 Dhjetor i vitit aktual – 30 Nëntor i vitit të mëparshëm. Për prodhimin e këtyre të dhënave shfrytëzohet informacioni i marrë nga Instituti i Statistikave.
Numri i Krerëve të blegtorisë përfaqëson numrin e krerëve sipas kategorive përbërëse të njësisë, të patura gjendje gjatë një viti kalendarik. Termat “bagëti” dhe “shpendë” përdoren në një kuptim shumë të gjerë, duke mbuluar të gjitha kafshët shtëpiake pa marrë parasysh moshën dhe vendndodhjen e tyre ose qëllimin e mbarështimit të tyre për përmirësim racor apo për prodhime blegtorale.

Numri i krerëve të bagëtive, 2020
Rëndësia relative e blegtorise është rritur gradualisht në Tiranë, ku në numër krerësh Bashkia Tiranë mbarështon mesatarisht gjysmën e gjësë së gjallë (46.94%) të qarkut dhe rreth 4.3 % të vendit.
Prodhimet Blegtorale, 2020
Pesha e bashkisë së Tiranës në prodhimet blegtorale është disi më e zbehtë në vend dhe qark krahasuar me numrin e krerëve të gjësë së gjallë. Gjithashtu, dhe struktura e prodhimeve të mishit dhe qumështit në vetvete në Tiranë ndryshon nga ai i vendit.

Rendimenti i prodhimeve blegtorale, 2020
Rendimenti i prodhimeve blegtorale ndryshon nga produkti në produkt kur krahason Tiranën me qarkun dhe vendin. Ajo që kryesisht vihet re është që përgjithësisht Tirana ka një rendiment më të ulët kur krahasohet me qarkun dhe më të lartë nëse e krahasojmë me vendin për prodhimet e qumështit dhe mishit. Tirana ka rendiment më të lartë se qarku në prodhimin e mjaltit ndërsa duket se ka një rendiment më të ulët si në qark dhe vend për prodhimin e vezëve dhe të leshit.

Generated by wpDataTables