Rreth nesh

Opendata është filozofia që mbështet shpërndarjen dhe publikimin e lirë të të dhënave pa kufizime ligjore, patenta apo mekanizma të tjerë kontrolli.

Tirana u bë qyteti i parë në Shqipëri, prej Prillit 2017, me një bazë të dhënash për punët publike dhe shërbimet që ofron Bashkia e Tiranës, në funksion të rritjes së transparencës ndaj qytetarëve, por edhe menaxhimit më të mirë të kohës dhe parave të taksapaguesve.

Në këtë portal çdokush ka mundësi të gjejë të dhëna statistikore për punët, investimet dhe çdo shërbim që kryhet në qytet. Të dhënat janë lehtësisht të aksesueshme dhe përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’i siguruar qytetarëve transparencë maksimale.

Programi vlerësohet si një hap drejt përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve me një kosto më të ulët dhe rritjes së transparencës për aktivitetin që kryen Bashkia e Tiranës.
Informacioni nuk konsiderohet më si një e drejtë e institucionit që e krijon atë, por si një mjet për të qenë i aksesueshëm dhe i dobishëm për qytetarët. Megjithatë portali ndihmon edhe bashkinë për të përcaktuar se cilat janë prioritet në punët e qytetit, për të ndihmuar politikëbërësit për të marrë vendime dhe studiuesit në kryerjen e analizave të ndryshme.

Në këtë portal, përdoruesit e statistikave kanë mundësi të gjejnë një gamë të gjerë të dhënash pa asnjë kosto, të cilat mund t’i shkarkojnë në pajisjet e tyre elektronike e të mund t’i përdorin më pas për qëllimet e tyre informative, studimore, akademike, gazetareske etj.

Kategorizimi i të dhënave është kryer në bazë të funksioneve që ka Bashkia Tiranë të përcaktuara në ligjin nr.139/2015, dt.17.12.2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, si dhe duke vrojtuar vit pas viti se cilat janë fushat të cilat paraqesin më shumë interes për përdoruesit e statistikave.

Bazuar në konceptin e opendata të dhënat janë:

• lehtësisht tё aksesueshme;
• të disponueshme pёr tё gjithё, pa asnjё kёrkesё pёr regjistrim, pa burokraci ose humbje kohe;
• tё disponueshme pa kufizim licence;
• tё plota dhe autentike;
• nё nivelin mё tё detajuar tё mundshёm, jo nё forma tё pёrmbledhura ose tё modifikuara;
• tё pёrpunueshme në portal (p.sh. paraqitje grafike).
• Struktura përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin dhe publikimin e të dhënave është Drejtoria e të Dhënave (DDH), pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe të Dhënave (DPTIIDH).
• Platforma është bazuar në projektin me burim të hapur CKAN dhe organizohet në tre nivele:
• Grupe, të cilat janë bazuar në funksionet që përmbush bashkia me ligj. Një grup përmban një ose disa dataset-e;
• Dataset-e të cilat janë një grupim të dhënash prandaj quhen ndryshe **Fashikujt e të dhënave** dhe në përbërje të tyre ndodhen një ose disa burime;
• Burime që mund të jenë file të tipeve të ndryshme si CSV, XLS, JSON etj dhe në platformën tonë i referohet një periudhe të caktuar kohore për dataset-in ku bën pjesë.

Krahas grupeve, fashikujt e të dhënave mund të identifikohen edhe nëpërmjet organizatave. Një organizatë përfaqëson institucionin që siguron të dhënat.