Bashkia e Tiranës ka vendosur në 4 pika të kryeqytetit tabela elektronike, të cilat numërojnë biçikletat që kalojnë. Këto pika gjenden në:
- Blv “Dëshmorët e Kombit”
- Rr e Kavajës
- Rr “Luigj Gurakuqi”
- Rr “ Abdyl Frashëri”
Dy të parat kanë nisur të funksionojnë në Janar 2021 ndërsa dy të dytat në Shtator 2021.
Sipas platfomës Eco-Visio që gjeneron të dhënat e këtyre tabelave, deri ne Maj 2022 në këto 4 pika kanë kaluar gjithsej 1,397,636 biçikleta. Pika më e frekuentuar është Rruga e Kavajës ku kanë kaluar 570,579 biçikleta ndërsa pika më pak e frekuentuar është Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” përgjatë të cilës kanë kaluar gjithsej 139,138 biçikleta.
Dita me fluksin më të lartë të biçikletave ka qenë data 24 Maj 2022 ku në pikën e vendosur në Rrugën e Kavajës kanë kaluar 5,971 biçikleta.
Muaji Maj është muaji ku biçikletat janë përdorur më shumë në të katërta pikat.
Ditët më të frekuentuara janë ditët e javës nga e Mërkura deri të Premten, ku piku i lëvizjes është në mëngjes rreth orës 8:00 dhe në mbasdite rreth orës 4:00 e 5:00. Në fundjavë piku i lëvizjes është paradite rreth orës 11:00 dhe në mbasdite rreth orës 7:00.