Ndërtimi

Sipas Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, në gjithë bashkinë e Tiranës janë rreth 245,458 ndërtesa banimi të zakonshme nga të cilat 163,457 janë pallate. Nga këto banesa 192,587 janë banesa të zakonshme të banuara dhe 52,871 banesa të zakonshme jo të banuara.

Burimi: INSTAT, Cens 2023

Burimi: INSTAT, Cens 2023

Lejet e Ndërtimit

Gjatë periudhës Janar-Shtator 2024, në Tiranë janë dhënë gjithsej 174 leje ndërtimi për ndërtesa të reja ose 17% e totalit të numrit të lejeve që janë dhënë në Shqipëri. Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuara për ndërtesa të reja është rreth 926,250 m², nga 763,385 m² të miratuara gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje me 162,865 . Kjo shifër përbën 45.9% të sipërfaqes totale të lejeve të ndërtimit të miratuara.  Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuara për ndërtesa dhe punime inxhinierike shkon në 33,562,733 lekë ose 41.6% e totalit të vlerës së përafërt.