Turizmi dhe Kultura

Referuar të dhënave të vitit 2018

Më poshtë gjenden disa fakte mbi turizmin në vend bazuar në publikimin e fundit të INSTAT për të dhënat e vitit 2018

Shtetasit e huaj në Shqipëri:
◦ kanë kaluar mesatarisht 4,3 netë qëndrimi
◦ shpenzuan mesatarisht 52 euro në ditë
◦ qëndruan kryesisht në hotel rreth 76 %
◦ kanë ardhur me makina private 81 %
vizitorët ditorë zënë 10%
◦ preferojnë më së shumti muajin Gusht me 25% të vizitave të vitit
◦ hyjnë kryesisht nga Morina (35 %), Muriqani (12 %) dhe Rinasi (12 %)

Shqipëria gjatë 2018:
◦ u parapëlqye më së shumti nga Kosova (33%), Maqedonia e Veriut (11 %), Greqia (9 %), Mali i Zi (6 %) dhe Italia (7 %).
◦ më shumë u frekuenta nga meshkujt me 85% të turistëve
◦ u vizitua kryesisht nga grupmosha 25-44 vjeç me 42% të vizitorëve
◦ kishte rreth 5 Hotele për 100 Km2
◦ pati më shumë se 17 000 dhoma
◦ ofroi rreth 38 000 shtretër

Turizmi në Tiranë

Tirana ka rreth 56 objekte të trashëgimisë kulturore dhe 141 pika turistike. Tirana vitet e fundit ka hapur një sërë pikash turistike si Kulla e Sahatit e cila u rihap në Qershor 2016 pas rikonstruksionit të kryer, Shtëpia me gjethe, Bunkart1&2, rikonstruksioni i Sheshit, Pazarit, Kalasë edhe shumë pika të tjera për tu vizituar. Lonely Planet si dhe platforma të tjera dhe website turizmi, e përshkruajnë Tiranën si një vend intrigues, të këndshëm, me gjallëri dhe unik. Reliket e regjimit të vjetër sfidojnë ndërtimet e reja me ngjyra.

Pedalimi në Tiranë

Vendodhja e muraleve

Ku të pedalosh?

Muralet në Tiranë

Mabel Vincentef

TMX

Stinkfish

Nulo

Laurentiu Alexandrescu

ChekosArt

Ardit Borici

Mots Collective

Harriet Wood