Popullsia e Tiranës u rrit 1.6%

Gjetjet Kryesore
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, gjatë 2019, Bashkia Tiranë me një sipërfaqe prej 1,111.00 km2 ka:
Popullsia
• Popullsi prej 842,019 banorësh nga 828,403 banorë një vit më pore ose ndryshim 1.6% krahasuar me vitin e kaluar
• Dendësi popullsie prej 758 banorë/km2
• Mosha mesatare vjeç
Gjinia
• 50.50%% të popullsisë femra, ose raport gjinor prej 98 meshkuj për çdo 100 femra
Grupmosha
• 17.10% të popullsisë të rinj (0-14 vjeç)
• 70.60% të popullsisë janë në moshë pune (15-64 vjeç)
• 12.30% të popullsisë të moshuar (65 + vjeç)
• Rreth 46.70% të popullsisë nën 35 vjeç
• Rreth 24.20% të banorëve mbi 55 vjeç
• Raport varësie moshore prej 41.60% (24.20% për të rinjtë dhe 17.40% për të moshuarit). Në vend, Shqipëri, këto raporte janë 46.2% (24.6% për të rinjtë dhe 21.6% për të moshuarit) Ndërkohë në bashkinë e Tiranës 41.6% (17.4% për të rinjtë dhe 24.2% për të moshuarit).
Ndryshimi vjetor i popullsisë
• Popullsi të shtuar gjatë vitit me 13,616 banorë ose e llogaritur ndryshe 37 banorë/ditë
• Popullsi të shtuar gjatë vitit me përafërisht 12 banorë/km2
Shtesa natyrore, Lindje-vdekje
• Shtim vjetor popullsie nga shtesa natyrore prej 3,028 banorë
• 7,266 lindje ose 36 lindje për 1000 femra të grupmoshës 20-49 vjeç
• Raporti gjinor në lindje prej 104, kur Tirana e ka 104 nga 109 që është në vend
• 4,238 vdekje ose 5 humbje për 1000 banorë dhe raport gjinor në vdekje 122 vdekje meshkujsh për çdo 100 vdekje femrash.
Bilanci i lëvizjeve, Të ardhur-Të larguar
• Shtim vjetor popullsie nga lëvizjet neto prej 10,588 banorë llogaritet si diferencë e të ardhurve me të larguarit nga gjendja civile për gjatë gjithë vitit.
• Numër të ardhurish prej 32,708 banorë dhe të larguar prej 22,120 banorë
• 148 banorë të ardhur (shtuar në regjistrat e gjendjes civile ) për çdo 100 banorë të larguar nga regjistrat e gjendjes civile.
Familjet
• 296,862 familje ose 267 familje për km2 me rreth 2.8 anëtarë/familje
Statusi i gjendjes civile, martesa dhe divorce
• 4,168 martesa ose -5.4% krahasuar me një vit më parë
• 1,890 divorce ose 11.8% krahasuar me një vit më pare
• Mesatarisht për çdo 2.2 martesa ka një divorc
Bazuar në raportimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, popullsia e Tiranës në vitin 2019 rezulton 842 019 banorë duke pësuar një rritje me 1.64%, krahasuar me vitin 2018 ose 13 616 banorë, ku gjatë vitit 2019, shtesa natyrore e popullsisë është 3 028 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 10.5%, krahasuar me një vit më parë. Bilanci neto i lëvizjeve së qytetatrëve (Të ardhurit - Të larguarit) është +10 588 banorë.
Dendësia e popullisë së Tiranës u rrit me rreth 12 banorë për km2 duke arritur në 756 banorë/km2.
Ecuria e popullsisë së Tiranës në vite, në numër dhe përqindje
Dendësia e popullsisë sipas viteve
Përbërja gjinore e banorëve të Tiranës anon lehtësisht nga femrat të cilat përbëjn 50.5% ndërsa meshkujt përbëjnë 49.5% të banorëve të Tiranës. Një tregues tjetër gjinor ështe edhe raporti i meshkujve ndaj femrave në një periudhë të dhënë, zakonisht i shprehur si numri i meshkujve për çdo 100 femra dhe njihet si raporti gjinor. Nëse do kishte një barazi gjinore do kishim 100 meshkuj për çdo 100 femra që shprehet nga vija e ndërprerë gri. Ajo që vihet re është që në zonat urbane kemi mbizotërim të femrave ndërsa në zonat rurale mbizotërim të meshkujve.
Raporti gjinor
Pesha më e lartë e popullsisë së Tiranës i përket njësisë 5 e cila ka 10.3% të banorëve e ndjekur nga njësia 2 me 9.8%. Nga njësitë administrative rurale, Kashari ka përqindjen më të lartë të popullsisë me 5.6% të banorve të Tiranës. Peshën më të vogël të popullsisë e ze njësia Shëngjergj me 0.3% të banorëve të Tiranës. Nga njësitë urbane, njësia 10 ka përqindjen më të ulët të banorëve me 3.3%.
Përqindja e popullsisë sipas gjinisë dhe njësive administrative
Bashkia e Tiranës ka rreth 17.1% të banorëve në grupmoshën 0-14 vjeç, 70.6% të banorëve në grupmoshën 15-64 vjeç dhe 12.3% mbi 64 vjeç, Në grafiku më poshtë shihet përbërja moshore e secilës njësi administrative. Njësia Zall Herr ka përqindjen më tëlartë të të rrinjëve, 0-14 vjeç, me 23.6%. Krraba ka përqindjen më të lartë të banorve në moshë pune, 15-64 vjeç, me 73.4% dhe njësia 10 ka në përbërjen e vet përqindjen më të lartë të banorëve për grupmoshën 65+ vjeç me 18.3%.
Tek piramida moshore shohim se grupmosha me numrin më të madh të banorëve është 35-39 vjeç me 8.9% të banorëve ndërsa grupmosha 75-79 vjeç ka numrin më të vogël të banorëve me afërsisht 2.3% të popullsisë. Në Tiranë rreth 37.8% e banorëve janë nën 30 vjeç, 46.7% e popullsisë nën 35 vjeç dhe 55.0% nën 39 vjeç. Rreth 1/4 e banorëve të Tiranës është mbi 55 vjeç.
Përbërja moshore e njësive
Piramida moshore
Raporti i varësisë moshore është raporti i personave në moshë 0-14 vjeç dhe 65+ vjeç ndaj popullsisë në moshë pune 15-64 vjeç. Ky raport përbëhet nga raporti i varësisë së të rinjve i llogaritur si raporti i personave në moshë 0-14 vjeç ndaj popullsisë në moshë pune 15-64 vjeç dhe raporti i varësisë së të moshuarve llogaritur si raporti i personave në moshë 65+ vjeç ndaj popullsisë në moshë pune 15-64 vjeç.
Në Tiranë, raporti i varësisë moshore është 41.6% (17.4% për të rinjtë dhe 24.2% për të moshuarit) ndërsa për gjithsej Shqipërinë ku raport është 46.2% (24.6% për të rinjtë dhe 21.6% për të moshuarit). Raporti shumë i ulët i varësisë moshore për të rinjtë në Tiranë tregon një përqëndrim më të lartë të të rinjve në qytetin e Tiranës.
Raporti i varësisë
Mosha mesatare e banorëve të njësive administrative të Tiranës në 2019 kur e krahasojme me 2018, ka patur ndryshime duke u rritur me 1 vit për 9 njësi administrative dhe ka ngelur e njëjta për 15 njësitë e tjera administrative. Njësia me moshën mesatare me të madhe e ka njësia 10 ndërsa njësia me moshën më të re vazhdon të jetë njësia Zall Herr.
Mosha mesatare e banorëve të Tiranës
Shtesa natyrore e popullsisë llogaitet si diferencë e numrit të lindjeve ndaj vdekjeve, në një popullsi në një periudhë kohe të dhënë. Për vitin 2019, shtesa natyrore në Tiranë rezultoi 3 028 nga 3 383 banorë në 2018. Analiza e shtesës natyrore tregon se pavarësisht rënies së këtij treguesi, nga 24 njësitë vetëm njësia 10 ka shtesë natyrore negative ndërsa gjithë njësitë e tjera rezultojnë me numër lindjesh më të madhe se vdekjet. Kur e krahasojmë me vitin e mëparshë rënie të shtesës natyrore ka në 14 njësi administrative ndërkohë në 10 njësi të tjera ka rritje të treguesit të shtesës natyrore.
Shtesa natyrore dy vitet e fundit
Raporti gjinor në lindje është raporti i meshkujve ndaj femrave të lindur në një periudhë të dhënë, zakonisht i shprehur si numri i meshkujve për çdo 100 femra. Një raport i lartë mund të shprehi edhe të qënit selektiv në lindje. Nga grafiku vihet re nje raport i lartë gjinor në lindje kur e krahason me raportin gjinor të popullatës. Në vend ky raport është 109 bebe meshkujsh për 100 bebe femrash. Në Tiranë si mesatare e bashkisë rezulton 104 lindje bebesh meshkuj për 100 bebe femrash.
Raporti gjinor në lindje
Lindjet dhe vdekjet janë dy komponentë që ndikojnë në ndryshimin e popullsisë. Në ndryshimin vjetor të banorve me 13 616 banorë, ndryshimi i pasojë e diferencës së lindjeve me vdekjet është 3 028 banorë ose përafërsisht 3 banorë shtesë për cdo 1 km. Numri i lindjeve rezultoi 7 266 ose 36 lindje për 1000 femra të grupmoshës 20-49 vjec. Numri i vdekjeve ishte 4 238 ose 5 humbje për 1000 banorë.
Numri i lindjeve dhe vdekjeve
Lindjet dhe vdekjet sipas gjinisë
Një tjetër event demografik që ndikon në ndryshimin vjetor të popullsisë janë lëvizjet e popullsisë. Për vitin 2019, numri i të ardhurve rezultoi 32 708 banorë ndërsa numri i të larguarve 22 120. Lëvizjet neto rezultuan 10 588 banorë në vit ose mesatarisht 29 banorë/ditë. Njësitë me lëvizjet neto më të madhe Kashar, Farka dhe Dajti ku dhe ndodhen tre lagjet 14,13 dhe 12. Për disa njësi numri i të larguarve ishte më i madh se ai i të ardhurëve, e tillë është njësia 6 e cila lëvizjet neto i pëti -2 972 banorë.
Bilanci i lëvizjeve
Numri i familjeve për vitin 2019 është 296 862 familje nga 288 325 familje një vit më parë ose rreth +2.9%. Ashtu si për numrin e popullsisë dhe për numrin e familjeve, njësitë me numrin me të madh janë njësia 5 e ndjekur nga njësia 2, Njësia Shëngjergj ka numrin më të vogël të familjeve, 1004 familje ose e thënë ndryshe 5 familje për km2. Nëse llogarisim dendësinë e familjeve sipas sipërfaqes na rezulton që rreth 267 familje janë në cdo km2.
Mesatarisht një familje në Tiranë ka 3 anëtarë. Disa nga njësitë ndryshojnë nga mesatarja e qytetit. Njësia 10 ka dhe numrin mesatar të banorëve për familje më të vogël me 2 banorë për familje. Ndërsa Ndroqi, Petrela dhe Vaqarri kanë numrin mesatar të banorëve për familje më të lartë me rreth 4 banorë.
Numri i familjeve
Numri i martesave për vitin 2019 ishte 4 168 ndërsa numri i divorceve ishte 1 891. Krahasuar me vitin 2018, numri i martesave ra me 5.4% ndërsa numri i diveroceve u rrit me 11.8%.
Mesatarisht për cdo 2 martesa ka një divorc gjatë 2019. Ky raport është më i lartë është në Baldushk ku ka një divorc për cdo 16 martesa. Njësia 10 ka raportin më të ulët ku numri përafërsisht kemi 1 divorc për cdo 1 martese gjatë vitit.