Itinerari i 15 linjave të transportit publik urban

Itinerari dhe stacionet e linjave të transportit publik të Tiranës brenda njësive administrative urbane si edhe harta e itinerareve. Biletat kushtojnë 40 lekë dhe orari i transporti publik është 06:00 - 23:00 çdo ditë (pavarësisht festave ose ditës së javës). Numri total i stacioneve është 451 dhe pritja mund të variojë nga 3 deri në 13 minuta sipas linjave të autobusëve dhe orarit (orar piku ose orar normal).

Linjat dhe stacionet e autobusëve urbanë

Bazuar në vendimin e Këshillit Bashkiak Nr. 39, datë 23.05.2016 për “PËRCAKTIMIN E LINJAVE TË TRANSPORTIT QYTETËS DHE RRETHQYTETËS TË UDHËTARËVE NË BASHKINË E TIRANËS, MËNYRËN E ORGANIZIMIT TË SHËRBIMIT DHE PËRCAKTIMIN E STACIONEVE TË QËNDRIMIT TË AUTOBUSËVE TË SHËRBIMIT NË KËTO LINJA”, Në zbatim të nenit 8, pika 2, nenit 9, pika 1/1.1, shkronjat “a” dhe “b”, nenit 23, pika 6, nenit 54, shkronja “k”, nenit 55, pikat 2 dhe 6 të Ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; nenit 8, nenit 121, pika 1, nenit 124, pika 1, nenit 125 dhe nenit 126, pika 1 të Ligjit nr.8485, datë 12.05.1999 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); ligjit nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); neneve 13, 14, 15, 17 dhe 19 të Ligjit nr.8308, datë 18.03.1998 për “Transportet Rrugore” (i ndryshuar); udhëzimit nr.15, datë 24.07.2007 për “Kriteret dhe procedurat e lëshimit të licencave, autorizimeve dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor” (i ndryshuar), me propozim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Këshilli Bashkiak vendosi linjat dhe stacionet e tyre në dy drejtimet sipas materialit më poshtë:

Linja 1 Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias
Linja 2 Teg-Sauk-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni Trenit
Linja 3 Kashar-Yzberisht-Qendër
Linja 4 Qendër-QTU-Megatek-CityPark
Linja 5 Ish Kombinati i Autotraktorëve-Institut
Linja 6 Laprakë-Qendër
Linja 7 Tufinë-Qendër
Linja 8 Ish St Trenit-Qendër-Sauk-Sanatorium-Teg
Linja 9 Qyteti Studenti-Jordan Misja
Linja 10 Mihal Grameno-Marteniteti Ri-Ish F.Aviacionit
Linja 11 Porcelan-Qendër
Linja 12 Uzina Dinamo e Re-Sharrë-5 Maji
Linja 13 Tirana e Re
Linja 14 Unaza
Linja 15 Kombinat-Kinostudio

Linja 1
Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias

Linja 2
Teg-Sauk-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni Trenit

Linja 3
Kashar-Yzberisht-Qendër

Linja 4
Qendër-QTU-Megatek-CityPark

Linja 5
Ish Kombinati i Autotraktorëve-Institut

Linja 6
Laprakë-Qendër

Linja 7
Tufinë-Qendër

Linja 8
Ish St Trenit-Qendër-Sauk-Sanatorium-Teg

Linja 9
Qyteti Studenti-Jordan Misja

Linja 10
Mihal Grameno-Marteniteti Ri-Ish F.Aviacionit

Linja 11
Porcelan-Qendër

Linja 12
Uzina Dinamo e Re-Sharrë-5 Maji

Linja 13
Tirana e Re

Linja 14
Unaza

Linja 15
Kombinat-Kinostudio

Linja 1
Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias, ka 21 stacione në një drejtim (Allias-Selitë) dhe 23 stacione në drejtimin e anasjelltë (Selitë-Allias)

Linja 2
Teg-Sauk-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni Trenit, ka 12 stacione në secilën nga drejtimet e itinerarit.

Linja 3
Kashar-Yzberisht-Qendër, ka 51 stacione në dy drejtimet e degëzimit të parë (3A) dhe 70 stacione në dy drejtimet e degëzimit të dytë (3B)

Linja 4
Qendër-QTU-Megatek-CityPark, ka 16 stacione në secilën nga drejtimet e itinerarit

Linja 5
Ish Kombinati i Autotraktorëve-Institut, ka 32 stacione në një drejtim (5A) dhe 30 stacione në drejtimin e anasjelltë (5B)

Linja 6
Laprakë-Qendër, ka 48 stacione në dy drejtimet e itinerarit

Linja 7
Tufinë-Qendër, ka 26 stacione në dy drejtimet e itinerarit

Linja 8
Ish St Trenit-Qendër-Sauk-Sanatorium-Teg, ka 37 stacione në drejtimet 8A, 8B dhe 8C

Linja 9
Qyteti Studenti-Jordan Misja, ka 32 stacione në dy drejtimet e segmentit (9A) dhe 30 stacione në dy drejtimet e segmentit (9B)

Linja 10
Mihal Grameno-Marteniteti Ri-Ish F.Aviacionit, ka 60 stacione në dy drejtimet e itinerareve 10A dhe 10B

Linja 11
Porcelan-Qendër, ka 28 stacione në dy drejtimet e itinerarit

Linja 12
Uzina Dinamo e Re-Sharrë-5 Maji, ka 21 stacione në një drejtim(12A) dhe 5 stacione në një drejtim (12B)

Linja 13
Tirana e Re, ka 52 stacione në dy drejtimet e itinerarit

Linja 14
Unaza, ka 39 stacione në dy drejtimet e itinerarit

Linja 15
Kombinat-Kinostudio, ka 38 stacione në dy drejtimet e itinerarit