Popullsia e Tiranës 2020

Numri i popullisë së Tiranës për vitin 2019 është siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile sipas njësive administrative, gjinisë, moshës si edhe disa tregues të tjerë demografikë që do pasqyrohen të paraqitura grafikisht dhe të analizuara.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, gjatë 2020, Bashkia e Tiranës e përbërë nga 24 njësitë administrative me një sipërfaqe gjithsej prej 1,111 km2 ka:
Popullsia
Popullsi prej 850,530 banorësh nga 842,019 banorë një vit më parë ose ndryshim 1% krahasuar me vitin e kaluar
Dendësi popullsie prej 766 banorë/km2
• Mosha mesatare 37 vjeç
Gjinia
• 50.5% të popullsisë femra, ose raport gjinor prej 97.9 meshkuj për çdo 100 femra
Grupmosha
• 17.00% të popullsisë të rinj (0-14 vjeç)
• 70.30% të popullsisë janë në moshë pune (15-64 vjeç)
• 12.70% të popullsisë të moshuar (65 + vjeç)
• Rreth 46.07% të popullsisë nën 35 vjeç
• Rreth 24.58% të banorëve mbi 55 vjeç
Raport varësie moshore prej 42.24% (24.18% për të rinjtë dhe 18.06% për të moshuarit). Në vend, Shqipëri, këto raporte janë 46.2% (24.6% për të rinjtë dhe 21.6% për të moshuarit) Ndërkohë në bashkinë e Tiranës 42.24% (22.97% për të rinjtë dhe 19.36% për të moshuarit).
Ndryshimi vjetor i popullsisë
• Popullsi të shtuar gjatë vitit me 8,511 banorë ose e llogaritur ndryshe 23 banorë/ditë
• Popullsi të shtuar gjatë vitit me përafërisht 8 banorë/km2
Shtesa natyrore, Lindje-vdekje
• Shtim vjetor popullsie nga shtesa natyrore prej 1,264 banorë
• 7,073 lindje ose 18 lindje për 1000 femra të grupmoshës 20-49 vjeç
• Raporti gjinor në lindje prej 106, kur Tirana e ka 106 nga 109 që është në vend
• 5,809 vdekje ose 7 humbje për 1000 banorë dhe raport gjinor në vdekje 133 vdekje meshkujsh për çdo 100 vdekje femrash.
Bilanci i lëvizjeve, Të ardhur-Të larguar
• Shtim vjetor popullsie nga lëvizjet neto prej 5,187 banorë llogaritet si diferencë e të ardhurve me të larguarit nga gjendja civile për gjatë gjithë vitit.
• Numër të ardhurish prej 20,383 banorë dhe të larguar prej 15,196 banorë
• 134 banorë të ardhur (shtuar në regjistrat e gjendjes civile ) për çdo 100 banorë të larguar nga regjistrat e gjendjes civile.
Familjet
• 301,014 familje ose 271 familje për km2 me rreth 2.8 anëtarë/familje
Statusi i gjendjes civile, martesa dhe divorce
• 3,498 martesa ose -16.1% krahasuar me një vit më parë
• 1,340 divorce ose -29.1% krahasuar me një vit më pare
• Mesatarisht për çdo 2.6 martesa ka një divorc