Situata e bizneseve në Tiranë, Tremujori I 2024

Numri i bizneseve që operojnë në Tiranë për Tremujorin I 2024 ka qenë 66,221 subjekte duke shënuar një rritje të lehtë me rreth 1.2% krahasuar me Tremujorin IV 2023 dhe me 2.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë kësaj periudhe, rritje më të madhe ka patur kategoria “Biznes i vogël” me 3.7% krahasuar me Tremujorin I 2023.

Gjatë Tremujorit I 2024, rreth 68.79% e subjekteve që operojnë në Tiranë kryejnë aktivitete shërbimi dhe shitje me pakicë. Një panoramë më të gjerë jep grafiku i mëposhtëm.

Për sa i përket shpërndarjes gjeografike, rreth 83.1% e bizneseve në Tiranë operojnë në Njësitë Administrative urbane dhe 16.9% në Njësitë Administrative rurale. Ndër njësitë rurale ku operojnë më shumë biznese janë Njësitë Administrative Kashar, Farkë dhe Dajt.