Menaxhimi i Situatës së COVID19 nga Bashkia Tiranë
Përditësimi i fundit i siguruar i të dhënave është 20 Maj
Masat për të minimizuar shpërhapjen e virusit, menaxhimi i ndikimi të tij dhe lehtësimi i situatës tek njerzit në nevojë
Bashkia e Tiranës është e përkushtuar për të siguruar që gjatë pandemisë COVID-19 jo vetëm të marri masat e nevojshme për uljen e shpërhapjes së virusuit por edhe:
- të mbrojë më të prekurit,
- të mbështesi komunitetin dhe
- të ofrojë të gjitha shërbimet kryesore me kapacitet maksimale.
U është bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të sigurt në shtëpi dhe të përdorin të gjitha mjetet e mundshme virtuale për të përmbushur nevojat e tyre gjatë mbylljes në mbarë vendin. Qytetarët janë këshilluar me forcë, të dalin nga shtëpia sa më rrallë që të jetë e mundur dhe vetëm për qëllime të kufizuara dhe jetike siç janë pazaret për nevoja themelore, arsye shëndetësore ose udhëtime për të punuar nëse nuk janë në gjendje të punojnë nga shtëpia.
Në bashkinë e Tiranës , në kuadër të masave të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësise dhe në përputhje me direktivat e qeverisë, filloi një bllokim nga dita e parë e konfirmimit të rasteve pozitive duke miratuar një kombinim të mbikëqyrjes proaktive, komunikimit të rregullt për ndërgjegjësim të qytetarëve, izolimit të kufizimit të kohës, distancimit social dhe dezinfektimit të rregullt të hapësirave publike.
Ne mbrojmë më të prekurit
Për të përballuar pandeminë Covid-19, bashkia Tiranë i ka dhënë përparësi nevojave të grupeve më të rrezikuara. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale, nën koordinimin e institucioneve të administratës së shërbimeve sociale lokale por edhe me Prefekturën, Shërbimimin Social Shtetëror dhe partnerë nga shoqëria civile, mundëson sigurimin e shërbimeve të menjëhershme dhe afatgjata të mbrojtjes dhe kujdesit për të gjithë individët/familjet në nevojë. Gjithashtu pjesë e shërbimit social është edhe Qendra Sociale “Strehëza Tiranë”, deri më tani, është në funksion të personave në situatë rruge, me shërbim 24 orësh në ambjentet e saj si edhe ju shërben kategorive të tjera me ushqim katering dhe paketa ushqimore dhe shërbim mjekësor apo nevoja të tjera.
a) Identifikimi dhe kontaktimi i individëve/familjeve në nevojë
Grupet e terrenit të patronazhimit në çdo njësi administrative/lagje, kanë përditësuar listat emërore të personave që do jenë nën patronazhim dhe kanë konfirmuar se deri më 18 Maj po mbështesin e kujdesen për 12,188 individë/familje.
Ecuria e familjeve të patronazhuara
Shpërndarja e 12,188 familjeve të patronazhuarve sipas kategorisë
b) Asistenca për individët dhe familjet në vështirësi nga Njësitë Administrative / Lagjet
Bashkia Tiranë përmes stafeve të njësive administrate dhe lagjeve në territorin e vet ka mundësuar asistencë në familje duke ofruar paketa ushqimore me produkte bazë për familjet në vështirësi ekonomike, shërbim në banesë për përkujdesje dhe blerje të ushqimeve apo medikamenteve, kjo sipas vlerësimit të kërkesës së drejtuar. Gjithashtu është mundësuar edhe shërbimit catering në banesë, një vakt i ngrohtë për të moshuarit e vetmuar dhe ata në vështirësi ekonomike, kjo përmes stafit të qendrave sociale bashkiake.
Shumë familje janë pajisur me ndihmë dhe asistencë nga grupet e njësive administrative/lagjeve ku ju dorëzohen sende ushqimore, ilaçe ose ushqime të përgatitura, të përditshme përmes një rrjeti të ofrimit të brendshëm i punonjësve të shërbimeve sociale dhe ndërlidhjeve të komunitetit si edhe nismës Adopto një gjyshe.
Asistenca në familje me pako sipas tipit, gjithsej 26,194 pako
Ecuria ditore e 25,268 pakove falas në familje sipas llojit të pakos
Asistenca në familje me 25,268 pako falas ushqimore dhe jo ushqimore sipas njësive administrative
Asistencë në familje e 493 pakove të kërkuara dhe paguara nga familja
Asistencë në familje me 433 pako mjekësore
Numri i familjeve të asistuara sipas kategorisë së familjes me gjithsej 26,194 pako
Përqindja familjeve të asistuara sipas kategorisë së familjes
c) Asistenca përmes kanaleve të komunikimit të bashkisë Tiranë dhe raportuesve të tjerë
Lidhur me ata individë/familje që nuk janë mundur të kontaktohen/asistohen nga stafet e njësive administrative/lagjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale është njoftuar përmes kanaleve të komunikimit të Bashkisë Tiranë: Numrit të Gjelbër 0800 0888, email info@tirana.al, Platforma e Bashkëqeverisjes, Aplikacioni Tirana ime, Posta dhe Posta e Kryetarit , por edhe raportuesve të të tjerë si: rrjeteve sociale, Policisë Bashkiake, OJF, qytetarëve. Informacion më të detajuar për secilin kanal e gjeni tek pika d.
Këtu do paraqiten të gjitha nevojat e shprehura në kanal vetëm për pako ushqimore, jo ushqimore dhe/ose mjekësore.
Raportimet në kanalet e bashkisë për pako sipas datave
Përqindja e raportimeve në numrin e gjelbër dhe burime të tjera
Raportimet në numrin e gjelbër dhe burimet e tjera sipas njësive
d) Raportime nga Drejtoria e Komunikimit me Qytetarët
Të dhënat mbi numrin e shërbimeve/informacioneve të ofruara kryhen përmes kanaleve funksionale të komunikimit si më poshtë:
- Aplikacioni Tirana Ime
- Info@tirana.al
- Platforma e Bashkeqeverisje
- Posta
- Posta e Kryetarit
- Telefonata
Raportimet e kryera për Covid janë të shumëllojshme si për pako ushqimore ose jo, disifektime, raportime problemesh etj. Në varësi të natyrës së raportimit janë adresuar në shërbimin social, njësitë administrative, policinë bashkiake etj.
Numri i raportimeve, COVID ose jo, në secilën prej mediumeve të komunikimit me qytetarët
Pesha e raportimeve për COVID në secilën prej mediumeve të komunikimit me qytetarët
Delegimi i rasteve të raportuara në pritja qytetare sipas njësive administrative për pako ushqimore
e) Mediume shtesë për identifikimin e personave/familjeve në nevojë
- Është krijuar një aplikim mobile për të përmirësuar menaxhimin e dërgesave ditore në të 27 njësitë administrative të qytetit.
- Ne kemi krijuar një faqe në internet, https://ndihma.tirana.al/ , ku kategoritë e qytetarëve në nevojë mund të kërkojnë që ushqimi t'iu dërgohet në shtëpitë e tyre. Stafi i bashkisë përdor këtë platformë për të futur të gjitha të dhënat nga të gjitha kanalet e tjera të komunikimit në lidhje me kërkesat e ushqimit. Raporte të ndryshme mund të lëshohen për të mbajtur shënimet e rezultateve në kohë reale.
- Gjithashtu, një chat robotik ("chatbot") në faqen zyrtare të bashkisë mund të ndihmojë qytetarët me përgjigje të automatizuar ose mund t'i vendosë ata drejtpërdrejt në kontakt me stafin e bashkisë.
- Duke u angazhuar me nismën #AdoptoNjëGjysh/e të rinjtë mund të mbështetin vullnetarisht fqinjët e tyre të moshuar që jetojnë vetëm duke ndarë një vakt të gatuar në shtëpi ose duke ofruar furnizimin e sendeve ushqimore dhe ilaçeve, në mënyrë që të shmangin ekspozimin dhe daljen nga shtëpia.
- Të moshuarit që jetojnë vetëm mund të adresojnë nevojat e tyre edhe përmes ndonjë prej kanaleve të ofruara të komunikimit nga një ekip të punonjësve socialë që mbeten në dispozicion të tyre duke përfshirë edhe shpërndarjen e pensioneve në shtëpi në bashkëpunim me Postën Shqiptare.
Raportimet dhe dërgesat pas verefikimeve të kryera në ndihma.tirana.al

Ne e mbajmë pastër qytetin tonë dhe respektojmë distancimin social
Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit, në kuadër të mbajtjes pastër të qytetit dhe dezinfektimin e hapësirave publike si rrugët, tregjet, transporti publik dhe të tjera ka realizuar:
- dyfishimin frekuencën e grumbullimit të mbeturinave dhe kryen pastrim të thelluar dhe dezinfektimin e koshave të mbeturinave,
-
pastrim dhe dezinfektimin të hapësirave publike si :
- blloqe banimi dhe hyrje pallatesh,
- hapësira tregu,
- parqe dhe elemente dekorative,
- rrugë,
- transporti publik
- dezinfektimi i ajrit bëhet në të gjitha njësitë administrative të qytetit,
- tunelet e dezinfektimin janë duke u instaluar në hyrjet e kontrolluara të vendeve të tregut në natyrë, ndërsa klientëve u këshillohet të qëndrojnë në pika të shënuara dhe të mbajnë distancën e kërkuar fizike,
- si tregjet dhe çdo njësi tregtare e qytetit është shenjuar në hyrje me pika të dedikuara për mbajtjen e distancës fizike,
- shkollat, kopshtet dhe çerdhet kanë kaluar procesin e dezinfektimit,
- flota e transportit publik është dezinfektimin ndërsa funksionimi i saj mbetet aktualisht i pezulluar në shumicën e linjave, vetëm punëtorët kritikë (personeli mjekësor lejohen të përdorin autobusët).
Policia Bashkiake ka:
- patrulluar me makinat me qendra zeri/altoportlane, nëpër rrugët dhe lagjet e Tiranës, duke u bërë thirrje sensibilizuese qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë rregullat e higjenës dhe oraret e ndaluara për të dalë nga shtëpia.
- vendosur shërbime me detyre vendosjen e rregullit dhe zbatimin e detyrimeve nga qytetarët dhe tregtarët në 18 tregje në Tiranë.
- vazhduar shoqërimi dhe monitorimi në 3 orare të caktuara të ditës, i autobusëve të linjave që janë dedikuar vetëm për personel mjekësor.
- vazhduar kontrollet në të gjithë territorin e Bashkisë, duke kontrolluar sheshet, parqet dhe këndet e lojrave, për respektimin e orarit të miratuar me akt normativ.
- ndjekur ankesa të ndryshme, të ardhura nga qytetarë në numrin e telefonit fiks të Policisë Bashkiake, ku çdo rast është verifikuar dhe është kthyer përgjigje ne kohë, si dhe janë adresuar për zgjidhje strukturave përkatëse ato raste që nuk ishin kompetencë e Policise Bashkiake.
- vijuar një bashkëpunim shumë i mirë me Policinë e Shtetit dhe institucionet tjera ligjzbatuese.
Vazhdojmë arsimin online
Aktualisht, pasi të gjitha institucionet arsimore vazhdojnë të jenë të mbyllura, vazhdohet me arsimin online:
- të gjitha mësimet e klasave të para deri në të 12-të ngarkohen në internet përmes një platforme falas,
- të gjitha klasat deri në klasën e 12-të transmetohen edhe në televizionin kombëtar,
- mësuesit kanë krijuar kontakte përmes rrjeteve sociale në telefonat celularë me prindërit dhe nxënësit për të lehtësuar mësimin e tyre në shtëpi