Bazuar në raportimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, popullsia e Tiranës në vitin 2021 rezulton 863 694 banorë duke pësuar një rritje me 1.5%, krahasuar me vitin 2020 ose 13,164 banorë, ku gjatë vitit 2021, shtesa natyrore e popullsisë është 1,184 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 6.3%, krahasuar me një vit më pare. Dendësia e popullisë së Tiranës u rrit me rreth 8 banorë për km2 duke arritur në 777 banorë/km2
Një qytet në rritje të vazhdueshme siç është Tirana nevoja për përmirësim të vazhdueshëm të sistemit të transportit publik vihet re çdo ditë. Që prej vitit 2013 shërbimi i transportit publik urban kryhet vetëm nga operatorë privat. Aktualisht, janë 11 operatorë privatë të cilët realizojnë shërbimin e transportit urban në 16 linja të ndryshme. Autobusët janë të pajisur me platformë për persona me aftësi të kufizuar dhe me kamera sigurie. Si një masë për të ruajtur mjedisin dhe përmirësuar cilësinë e jetës, Bashkia e Tiranës ka shtuar flotën e mjeteve me autobusë elektrikë si dhe korsitë e biçikletave.
Sektori i ndërtimit është përfshirë në zhvillime të vrullshme gjatë viteve të fundit. Zhvillimet kryesore janë të përqendruara në kryeqytet kjo lidhet dhe më rritjen me ritme të larta të popullsisë. Kusht për ndërtimet e reja është dhe sigurimi i hapësirave të gjelberta. Këtu do të gjeni të dhëna mbi parqet dhe sipërfaqe të gjelbërta në Tiranë, mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre.
Siguria publike ka të bëjë me shërbimet që ofrohen për qetësinë dhe mbarëvajtjen e punëve publike, parandalimin e kundërvajtjeve administrative si dhe ndërmjetësimin për zgjidhjen e konflikteve në komunitet, inspektimin dhe monitorimin e rendit në nivel vendor. Këtu do të gjeni të dhëna nga institucionet kyçe të cilat merren me sigurinë publike në Tiranë të cilat janë Policia Bashkiake dhe Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi.
Statistikat e prodhimit bimor janë një mjet i rëndësishëm për monitorimin dhe menaxhimin e tregut të produkteve bujqësore. Statistikat gjithashtu po bëhen një instrument i rëndësishëm për vlerësimin e politikave bujqësore.
Tirana është qyteti më i madh i Shqipërisë, me një histori që daton nga epoka paleolitike. I përshkruar nga vizitorët si një vend unik, intrigues dhe me gjallëri ku objektet dhe pikat turistike ruajnë gjurmët e ndryshimeve historike. Aktualisht në Tiranë ka rreth 56 objekte të trashëgimisë kulturore dhe 141 pika turistike. Lonely Planet si dhe platforma të tjera dhe website turizmi, e përshkruajnë Tiranën si një vend intrigues, të këndshëm, me gjallëri dhe unik.
Më poshtë jepen disa të dhëna të përgjithshme mbi turizmin në Tiranë. Theksojmë se shifrat nuk paraqesin numrin e turistëve që vizitojnë Tiranën, por një pjesë të tyre, të cilët kërkojnë informacion mbi Tiranën pranë Zyrës së Informacionit Turistik në Bashkinë Tiranë.