Bujqësia në Tiranë dhe vend, 2020
Statistikat e prodhimit bimor janë një mjet i rëndësishëm për monitorimin dhe menaxhimin e tregut të produkteve bujqësore. Statistikat gjithashtu po bëhen një instrument i rëndësishëm për vlerësimin e politikave bujqësore. Rritja e prodhimit bujqësor, jo vetëm që zhvillon ekonominë dhe ul papunësinë, por mundëson uljen e çmimeve të produkteve kryesore jetike që konsumohen nga popullata, si dhe ul varësinë e vendit nga importet.
Bujqësia, blegtoria dhe natyra përbëjnë një potencial të madh për zhvillimin ekonomik të zonave rurale të Tiranës nëpërmjet zhvillimit të agroturizmit, veçanërisht përmes produkteve bio aq shumë të kërkuara në treg. Bashkia e Tiranës është e vendosur të rikthejë vëmendjen në këto zona, për ta parë këtë potencial si një mundësi edhe për biznese të mirëfillta. Shija e produkteve tona bujqësore është origjinale dhe krahas kësaj rritja e prodhimit bujqësor, jo vetëm që zhvillon ekonominë dhe ul papunësinë, por mundëson uljen e çmimeve të produkteve kryesore jetike që konsumohen nga popullata, si dhe ul varësinë e vendit nga importet.
Statistikat e prodhimit bimor japin informacion për drithërat, bimët industriale, rrënjoret, fasulet, perimet, të tjera bimë të arave, frutat, agrumet, ullirin dhe vreshtat. Sipërfaqja gjithsej e njësisë ekonomike bujqësore (fermës) është tërësia e terrenit të përbërë nga shuma e sipërfaqes bujqësore të përdorur (SBP) dhe sipërfaqes së tokës tjetër.Sipërfaqja me drufrutorë, është sipërfaqja e tokës e zënë me pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta. Llogaritet vetëm sipërfaqja e mbjellë në blloqe me kultura drufrutore. Sipërfaqe prodhuese e drufrutorëve është sipërfaqja që potencialisht jep prodhim. Përjashtohet sipërfaqja e pemtoreve të reja, blloqet extensive te drufrutorëve dhe ato të degraduara . Me vit prodhimi nënkuptojmë vitin kalendarik në të cilin fillon vjelja e prodhimit.
Bimët e arave
Pesha e bujqësisë së Tiranës në vend dhe qark është më e ulët se sektori i blegtorisë. Kultura me përqindjen më të madhe të prodhimit në Tiranë është prodhimi i farogjereve me 77%. E njëjta tendencë rezultoi dhe për vendin me 74%.
Treguesit e bimëve të arave në Tiranë dhe rendimenti i tyre, 2020
Lloji i bimëve të arave | Prodhimi në ton | Sipërfaqja në hektarë | Rendimenti në kv/ha |
---|---|---|---|
Drithra | 2,071 | 11,912 | |
- Grurë | 294 | 1,189 | 41 |
- Misër | 1,585 | 10,269 | 59 |
-Thekër | 5 | 15 | 30 |
-Tagjira | 187 | 439 | 23 |
Perime & bostanore | 2,092 | 48,592 | |
Patate | 377 | 7,316 | 194 |
Fasule | 335 | 725 | 20 |
Bime Medicinale, erza | 44 | 51 | 12 |
Foragjere | 8,744 | 224,458 | 234 |
Perime gjithsej | 2,526 | 48,201 | |
Perime të njoma | 1,897 | 37,439 | |
- Domate | 536 | 16,367 | 289 |
- Kastraveca | 186 | 4,327 | 227 |
- Speca | 198 | 3,639 | 183 |
Perime të thata | 440 | 6,280 | |
- Qepe e thate | 339 | 5,395 | 159 |
Bostanore | 214 | 4,873 | |
- Pjepër | 95 | 1,789 | 188 |
- Shalqi | 119 | 3,084 | 259 |
Perime në serra | 78 | 2,363 |
Drufrutorët
Pesha e Tiranës në prodhimin e pemëve në rang qarku dhe vendi është përkatësisht 33.7% dhe 2.0%. Në strukturën e pemëve frutore të Tiranës për vitin 2018 rezulton që përqindjen më të lartë të prodhimit e kanë vreshtat me 33% të ndjekur nga Ullinjtë me 21%. Në rang vendi ullinjtë kanë përqindjen më të lartë prej 21% të ndjekur nga vreshtat me 20%.
Treguesit e drufrutorëve në Tiranë dhe rendimenti i tyre, 2020
Lloji i drurit frutor | Sipërfaqja prodhuese, ha | Prodhimi, Ton | Rendimenti në kv/ha |
---|---|---|---|
Pemë frutore gjithsej | 578 | 523 | 5,088 |
-Mollë | 8 | 7 | 507 |
-Kumbull | 85 | 80 | 1,037 |
-Qershi | 38 | 36 | 354 |
-Fiq | 17 | 17 | 821 |
-Nektarinë/Pjeshkë | 45 | 44 | 317 |
-Gështenja | 282 | 280 | 493 |
-Arra | 43 | 7 | 180 |
Agrume gjithsej | 8 | 7 | 317 |
-Mandarinë | 4 | 3 | 119 |
-Portokalle | 3 | 3 | 103 |
-Limon | 1 | 1 | 95 |
Ulliri | 2,957 | 2,770 | 2,246 |
Rrush gjithsej | 7,316 | ||
-Rrush nga Vreshta | 403 | 385 | 3,763 |
-Rrush nga Pjergulla | 3,553 |