Ditarë

Statistikat për fillestarët

Në pamje të parë, statistikat mund të jenë të vështira për t'u kuptuar. Qëllimi i këtij blog-u është ti bëjë statistikat më të lehta për tu kuptuar si nga përdoruesit e pafamiljarizuar edhe për të gjithë ata që kanë interes për statistikat. Me përkufizim, Statistika është informacioni sasior dhe cilësor, i përmbledhur dhe përfaqësues që karakterizon një dukuri kolektive në një popullatë të dhënë.

Hyrje

Statistikat zyrtare

Statistikat zyrtare janë statistika të prodhuara brenda një sistemi kombëtar statistikor. Sistemet kombëtare statistikore përfshijnë organizata statistikore dhe njësi brenda një vendi që bashkojnë, përpunojnë dhe shpërndajnë statistikat zyrtare në emër të qeverisë kombëtare. Statistikat zyrtare zakonisht mblidhen brenda një kornize ligjore, dhe në përputhje me parimet themelore që sigurojnë standarde minimale profesionale, siç janë pavarësia dhe objektiviteti.

Organizimi i Njësive të Vetëqeverisjes Vendore në Shqipëri dhe struktura e Tiranës

Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, miratuar në 1998 (pas një referendumi) thuhet se Shqipëria është një shtet unitar dhe i pandashëm dhe në parimet e përgjithshme të saj shkruhet shprehimisht se : ''Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet mbi parimin e decentralizimit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore''. Kapitulli i 6 i Kushtetutës parashikon se:

Nomenklaturat

Një nga kërkesat bazë në statistikë është ekzistenca e një strukture në përgjithësi të miratuar tek e cila mund të hyjë një gamë e gjerë të dhënash statistikore të disponueshme, në mënyrë që ato të mund të paraqiten dhe analizohen në mënyrë domethënëse. Kjo strukturë njihet si nomenkalturë ose klasifikim. Sistemet e klasifikimit japin një gjuhë të përbashkët për përpilimin dhe paraqitjen e statistikave duke mundësuar krahasueshmërinë e statistikave midis vendeve të ndryshme.

Organizimi administrativo-territorial në Shqipëri

Ndarja administrative e Shqipërisë ka pësuar ndryshime të vazhdueshme si për sa i përket shtrirjes gjeografike, ashtu edhe funksioneve të strukturave. Në 31 korrik 2014, me vendim të Parlamentit Shqiptar, u miratua organizimi i ri administrativo-territorial që e ndan vendin në 12 qarqe, 61 bashki dhe nën ndarjet të tjera të parashikuara në ligjin 115/2014 “Për ndarjen administrativo - territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.