Bizneset sipas gjinisë së administratorit, 2019
Struktura e bizneseve sipas gjinisë së administratorit
Në vitin 2019, bizneset aktive që administrohen nga femrat përbëjnë 25,3%. Në bashkinë e Tiranës rreth 33,65 % e bizneseve administrohen nga femrat. Aktiviteti tregtar shënon pjesëmarrjen më të lartë të bizneseve me administratore femra.
Tirana
Shqipëria
60 bashkitë, pa Tiranën
Numri i bizneseve në vend dhe bashkinë e Tiranës gjatë 2019
Gjatë vitit 2019:
• Në Tiranë numri i bizneseve të administruara nga femrat u rrit me 157 biznese ose +1.02%. Ndërsa në vend ky numër ka rënë me 1.47%;
• Tirana si bashki ka patur 46,435 biznese aktive;
• Rreth 28.6% të bizneseve gjithsej të vendit ushtrojnë aktivitetin në bashkinë e Tiranës dhe rreth 86.6% të bizneseve të qarkut;
• Tirana ka një përfaqësim të lartë të bizneseve që administrohen nga femrat, me rreth 15,624 biznese ose 33.65% të bizneseve të Tiranës;
• Në rang vendi rreth dy në pesë biznese ose 36.98% e bizneseve që administrohen nga femrat në vend, ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik në bashkinë e Tiranës.
Gjinia e administratorit | Nr bizneseve në Vend | Nr bizneseve në Tiranë | % Bizneseve të Tiranës në vend | % e ndryshimit në vend (2019/2018) | % e ndryshimit në Tiranë (2019/2018) |
---|---|---|---|---|---|
Gjithsej (1+2) | 162,342 | 46,435 | 28.60% | -0.30% | -0.26% |
1. Administratorë Meshkuj | 121,133 | 30,811 | 25.44% | 0.10% | -0.90% |
2. Administratore Femra | 41,209 | 15,624 | 37.91% | -1.47% | 1.02% |