Bizneset sipas formës ligjore, 2019
Struktura e bizneseve sipas formës ligjore
Përgjithësisht në vend numri i bizneseve me formë legale si person fizik mbizotëron, edhe pse përqindja që kjo formë legale zë në gjithsej numrin e bizneseve është tkurrur vitet e fundit. Fermerët të cilët shesin produktet e tyre, prej vitit 2015 po regjistrohen në zyrat rajonale tatimore duke u pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm, (NIPT). Prandaj, tkurrja në përqindje e personave fizikë ka ndodhur prej pajisjes me NIPT dhe trajtimi si një formë legale e veçantë për fermerët.
Bizneset me formë legale 'person fizik' gjatë 2019 zunë rreth 54.4% të bizneseve në vend, ndërsa në bashkinë e Tiranës 67.21%. Në vend, personat juridik zënë rreth 18.21% të bizneseve ndërkohë në Tiranë kjo përqindje është ndjeshëm më e lartë (31.93%) për përqëndrimin e bizneseve të mëdha në Tiranë si edhe numrit të vogël të fermerëve. Në 60 bashkitë e tjera të vendit (përjashtuar Tiranën) rreth një në dy biznese (49.26%) janë persona fizikë.
Tirana
Shqipëria
60 bashkitë, pa Tiranën
Numri i bizneseve në vend dhe bashkinë e Tiranës gjatë 2019
Gjatë vitit 2019:
• Në bashkinë e Tiranës u rrit numri i fermerëve me 91 ose 29.74%;
• Në bashkinë e Tiranës u rrit numri i personave juridikë me 433 ose 3.01%;
• Tirana si bashki ka patur 46,435 biznese aktive;
• Rreth 28.6% të bizneseve gjithsej të vendit ushtrojnë aktivitetin në bashkinë e Tiranës dhe rreth 86.6% të bizneseve të qarkut;
• Një në dy biznese(54.4%) me formë ligjore "Person Juridik", ushtron aktivitetin e vet ekonomik në bashkinë e Tiranës;
• Më pak se 1 në 100 ose 0.89% të fermerëve në vend ushtron aktivitetin e vet ekonomik në bashkinë e Tiranës.
Forma ligjore | Nr bizneseve në Vend | Nr bizneseve në Tiranë | % Bizneseve të Tiranës në vend | % e ndryshimit në vend (2019/2018) | % e ndryshimit në Tiranë (2019/2018) |
---|---|---|---|---|---|
Gjithsej (1+2+3) | 162,342 | 46,435 | 28.60% | -0.30% | -0.26% |
1. Persona Fizikë | 88,310 | 31,211 | 35.34% | -5.09% | -2.03% |
2. Persona Juridikë | 29,559 | 14,827 | 50.16% | 2.51% | 3.01% |
3. Fermerë | 44,473 | 397 | 0.89% | 8.60% | 29.74% |