Prezantimi i parë publik i opendata.tirana.al

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me United Nations Development Programme Albania (UNDP) kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në promovimin e portalit opendata.tirana.al.
Datë 19 Prill Ora 10:00-11:00 tek Piramida.
Fjala e hapjes z. Enkelejd Musabelliu, Drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit Ekonomik
Fjala e z. Brian J. Williams, Koordinator i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësues i UNDP në Shqipëri
Fjala e z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës
Rreth projektit
Open Data Tirana është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura. Ky projekt përpunon të dhënat e drejtorive dhe institucioneve të varësisë së Bashkisë së Tiranës e më pas i publikon në Internet për të rritur qasjen e qytetarëve në informacion, duke vendosur kështu një standard të ri mbi transparencën.
Ju mirëpresim!