Rreth projektit

Bashkia Tiranë

Të dhënat e opendata.tirana.al mblidhen nga drejtoritë e Bashkisë së Tiranës dhe publikohen në format open data nga Drejtoria e Statistikave pranë Bashkisë së Tiranës.
Drejtoria e Statistikave përpunon dhe ofron tregues statistikorë të punës së drejtorive të Bashkisë dhe institucioneve në varësi të saj të cilat u vijnë në ndihmë nivelit drejtues të Bashkisë së Tiranës në proçesin e vendimmarrjes, hartimit të planeve dhe strategjive lokale.
Drejtoria e Statistikave është përgjegjëse për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse në të gjithë territorin e Bashkisë, si dhe për sektorët në varësi, programet, veprimtaritë dhe proçeset që menaxhohen prej saj, në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparencës.
Detyrat kryesore të Drejtorisë:
Përzgjedh dhe përgatit materiale statistikorë të përditësuar të cilët do të shërbejnë për hartimin e Buletinit Vjetor Statistikor të Bashkisë së Tiranës si dhe për qëllime të tjera.
Prodhon dhe përditëson indikatorë statistikorë nga drejtoritë e bashkisë dhe institucionet në varësi të saj të cilët do të shërbejnë në vendimmmarrjen , politikbërjen dhe hartimin e një buxheti afatgjatë bazuar në shifra dhe fakte.
Drejtoria e statistikave ka si objektiv krijimin e një database qëndrore e cili do të përmbajë indikatorë statistikorë të aparatit të bashkisë, institucioneve në varësi të saj dhe 24 njësive administrative.
Krijimi i portalit Open Data me indikatorë statistikorë nga të gjitha drejtoritë e Bashkisë si dhe institucionet në varësi të saj me qëllim rritjen e trasparencës së punës së Bashkisë

Kontakt:
Klajd.shuka[@]tirana.al
Arba.Panajoti[@]tirana.al
Ina.kruja[@]tirana.al
Jona.Dervishi[@]tirana.al