Bashkia e Tiranës ka vendosur në 3 pika të kryeqytetit tabela elektronike, të cilat numërojnë biçikletat që kalojnë. Këto pika gjenden në:
- Blv “Dëshmorët e Kombit”
- Rr e Kavajës
- Rr “Luigj Gurakuqi”
Dy të parat kanë nisur të funksionojnë në Janar 2021 ndërsa e treta në Shtator 2021.
Sipas platfomës Eco-Visio që gjeneron të dhënat e këtyre tabelave, gjatë periudhës Janar-Korrik 2024 në këto 3 pika kanë kaluar gjithsej 1,241,161 biçikleta.
Pika më e frekuentuar është Rruga e Kavajës ku kanë kaluar 689,039 biçikleta ndërsa pika më pak e frekuentuar është Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” përgjatë të cilës kanë kaluar gjithsej 63,330 biçikleta. Duhet theksuar se kjo pikë në muajt Shkurt e Mars ka patur një defekt e për rrjedhojë platforma Eco-Visio nuk ka gjeneruar të dhëna.
Dita me fluksin më të lartë të biçikletave ka qenë data 9 Prill 2024 ku në pikën e vendosur në Rrugën e Kavajës kanë kaluar 4,699 biçikleta.
Muaji Maj është muaji ku biçikletat janë përdorur më shumë në të treja pikat. Ditët më të frekuentuara gjatë kësaj periudhe kanë qenë e premtja për pikat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në Rrugën e Kavajës, ndërsa e mërkura në pikën e vendosur në Rr. “Luigj Gurakuqi”. Piku i lëvizjes është në mëngjes rreth orës 8:00 dhe në mbasdite rreth orës 4:00 e 5:00. Në fundjavë piku i lëvizjes është paradite rreth orës 11:00 dhe në mbasdite rreth orës 7:00.
Grafiku më poshtë paraqet numrin e biçikletave që kanë kaluar në secilën pikë për muajt Janar-Korrik 2024.