Hapja e kopshtit të ri “KEI”

Në muajin Janar 2023 u hap kopshti dhe çerdhja më e re e Tiranës në Njësinë 7. Me një hapësirë 1200 metra katrorë “Kei” është kopshti dhe çerdhja e cila ka të regjistruar aktualisht 215 fëmijë (82 në çerdhe dhe 133 në kopësht) me kushte shumë të mira, mjedise rekreative dhe staf të përkujdesit shëndetësor e social.