Zonat e Parkimit në Tiranë

Grafiku më poshtë paraqet numrin e Pullave të Rezidentit të lëshuara gjatë vitit 2023.

Projekti i Rezidentit është një nga projektet më të rëndësishme të Bashkisë Tiranë, bazuar VKB Nr. 49 dt.11.11.2015, i cili e ndan Bashkinë në 4 zona kryesore Administrimi të Parkimeve, përkatësisht ZAP1, ZAP 2, ZAP 4, ZAP 4.  Secila prej zonave ka parkime të dedikuara për rezidentë .Të gjithë banorët që jetojnë në një prej 4 zonave administrative ku aplikohet parkimi pa pagesë duhet të pajisen me Pullën e Rezidentit  e cila ka vlerfshmëri një vit nga momenti i lëshimit, është e personalizuar  dhe  tërhiqet falas pranë Agjensisë së Tirana Parking.

Zona Administrimit  Parkimeve ZAP 1

Kjo zonë përfshin 17 rrugë dhe në përbërjen e saj janë 856 poste parkimi në rrugë, ku 67 prej tyre janë vendparkimë të dedikuara për persona me aftësi ndryshe dhe 154 vendparkime të dedikuara për Taxi. Kufinjtë e saj janë : vija kufizuese e qytetit të Tiranës në pjesën Veri/Perëndimire, bulevardi “ZOG 1” në anën Lindore dhe kordoni hyrës me rrugët “Lazi Miho”, “Konferenca e Pezës” duke vazhduar përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta” në anën jugore, deri në ndërprerjen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Zona Administrimit Parkimeve ZAP 2

Kjo zonë përfshin 14  rrugë dhe në përbërjen e saj janë 808 poste parkimi në rrugë, ku 71 prej tyre janë vendparkimë të dedikuara për persona me aftësi ndryshe dhe 93 vendparkime të dedikuara për Taxi. Kufinjtë e saj janë: Zona përgjatë bulevardit “ZOG 1” në pjesën perëndimore, vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën Veri/Lindore dhe zgjatimin e bulevardit “Zhanë D’Ark” deri në vijën kufizuese në anën Jugore. 

Zona Administrimit Parkimeve ZAP 3

Kjo zonë përfshin 9  rrugë dhe në përbërjen e saj janë 301 poste parkimi në rrugë, ku 100 prej tyre janë vendparkimë të dedikuara për persona me aftësi ndryshe dhe 74 vendparkime të dedikuara për Taxi. Kufinjtë e saj janë:  Segmenti i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në anën perëndimore, bulevardi “Bajram Curri” dhe përgjatë lumit të Lanës, deri në vijën kufizuese në anën veriore dhe vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën Jug/Lindore.

Zona Administrimit Parkimeve ZAP 4

Kjo zonë përfshin 23  rrugë dhe në përbërjen e saj janë 1337 poste parkimi në rrugë, ku 67 prej tyre janë vendparkimë të dedikuara për persona me aftësi ndryshe dhe 202 vendparkime të dedikuara për Taxi.

Kufinjtë e saj janë : Kordonin hyrës përgjatë rrugës “Konferenca e Pezës” në anën veriore, bulevardin vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në anën lindore, zonën përgjatë segmentit të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në pjesën Lindore dhe vijën kufizuese të Tiranës në pjesën jugore të saj.