Siguria publike ka të bëjë me shërbimet që ofrohen për qetësinë dhe mbarëvajtjen e punëve publike, parandalimin e kundërvajtjeve administrative si dhe ndërmjetësimin për zgjidhjen e konflikteve në komunitet, inspektimin dhe monitorimin e rendit në nivel vendor.
Policia Bashkiake është organ ekzekutiv që ka për detyrë të kryejë funksione në shërbim të rendit, qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit të bashkisë, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe që nuk janë në kompetencë të autoriteteve të tjera shtetërore. Për vitin 2023 numri i gjobave të qarkullimit rrugor të vendosura është 391,476, ku 67,4% e përbëjnë gjobat për shkelje të qarkullimit rrugor dhe parkim të gabuar Pa Adresë.
Grafiku më poshtë paraqet shpërndarjen e gjobave të qarkullimit rrugor të vendosura nga Policia Bashkiake sipas Njësive Administrative. Të dhënat e publikuara janë vetëm për njësitë administrative ku janë kryer shkeljet në qarkullimin rrugor.
Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) përfaqëson strukturën bazë operuese dhe inspektuese në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin në territorin që ka në juridiksion. Misioni i këtij shërbimi është inspektimi, parandalimi, me masat e mbrojtjes nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkaktuara nga dora e njeriut.
Aktualisht numri i Stacioneve Zjarrfikëse në Bashkinë e Tiranës është 7, me adresat si mëposhtë:
- Stacioni “21 Dhjetori”
- Stacioni “Kinostudio”
- Stacioni “Kombinat”
- Stacioni “Qyteti Studenti”
- Stacioni “Instituti Bujqësor
- Stacioni “Mëzez”
- Stacioni “Tuneli Krrabës”.
Numri i Automjeteve Zjarrfikëse në Bashkinë Tiranë është 20 automjete ndërsa numri i efektivëve të mbrojtjes nga zjarri është 166 punonjës (zjarrfikës, kryezjarrfikës, inspektor, kryeinspektor, komisar, etj).
Gjatë periudhës vitit 2023 ka kryer 1937 ndërhyrje opëracionale, 1182 inspektime parandalimi dhe ka vendosur 676 masa parandaluese si gjoba,bllokime, kallezim penal etj.
Grafiku i mëposhtëm paraqet ndërhyrjet operacionale gjatë vitit 2023 sipas muajve përkatës, ku dukshëm vihet re se muaji me numrin më të lartë të ndërhyrjeve është muaji Tetor.