Sheshet e parkimit publik me pagesë

Ndarja e re territoriale e përballi stafin e Bashkisë së Tiranës me nevojën e një ndryshimi të plotë në mënyrën e administrimit dhe menaxhimit të gjithë shërbimeve të transportit dhe kryesisht të parkimit. Zhvillimet demografike dhe ato socio-ekonomike të qendrës më të madhe urbane dhe administrative të Tiranës kanë nxjerr në pah nevojën për organizimin e parkimit dhe lehtësimin e lëvizjes sipas parimeve të mobilitetit.

Tirana Parking, si Institucion varësie i Bashkisë Tiranë vepron sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak, konkretisht VKB-së nr. 48 datë 11.11.2018 “Krijimin e Tirana Parking si Institucion në Varësi të Bashkisë Tiranë” dhe VKB-se nr. 49 datë 11.11.2015” Për Miratimin e kritereve të përcaktimit të zonave të administrimit për parkim si dhe tarifave të shërbimit të parkimit të administruara nga Bashkia e Tiranës”.
Kjo Agjenci ka aktualisht në administrim 12 sheshe ku ofrohet parkimi me pagesë :
1. Sheshi pranë pallatit të sporteve ” Asllan Rusi”– i inaguruar më 21 Janar 2017, ky shesh ka një kapacitet prej 76 vende parkimi, nga të cilët 72 janë parkim publik, 2 vende invalidi, vendparkim ambulance dhe vendparkim zjarrfikëse.
2. Sheshi pranë Digës së Liqenit Artificial– i inaguruar më 14 Shkurt 2018, ka një kapacitet prej 58 vende parkimi, nga të cilat 57 janë parkim publik, 1 vend invalidi.
3. Sheshi pranë Qytetit Studenti– i inaguruar më 12 Shkurt 2017, ka një kapacitet prej 108 vende parkimi nga të cilat 104 janë parkim publik, 4 vende invalidi.
4. Pranë sheshit “Avni Rustemi”– i inaguruar më 27 Shkurt 2018, ka një kapacitet prej 28 vende parkimi nga të cilat 27 janë parkim publik, 1 vend invalidi.
5. Sheshi pranë stadiumit “Dinamo”– i inaguruar më 16 Nëntor 2015, ka një kapacitet prej 84 vende parkimi, nga të cilat 83 janë parkim publik, 1 vend invalidi.
6. Sheshi pranë Infosoft – me një kapacitet prej 37 vende parkimi, nga të cilat 36 janë vende për parkim publik, 1 vend invalidi.
7. Sheshi “Bulevardit të Ri” – me një kapacitet prej 329 vende parkimi , nga të cilat 325 janë parkim publik, 4 vende invalidi.
8.Sheshi “7 Xhuxhat”– i inaguruar më Tetor 2019, me një kapacitet prej 140 vend parkimi , nga të cilat 138 janë vende për parkim publik, 2 vende invalidi.
9.Sheshi “Skenderbej”-me një kapacitet prej 305 vende parkimi, nga të cilat 301 janë vende për parkim publik, 4 vende invalidi.
10.Sheshi “Sheqeri Pikant”– i inaguruar në Tetor 2019.
11.Sheshi “Air Albania”– i inaguruar në 8 Tetor 2020 ka një kapacitet prej 198 vende parkimi, nga të cilat 2 vende për invalidë.

12. Sheshi te Kopshti Zoologjik – i inaguruar më Qershor 2022

Çdo shesh i ndërtuar, ka një kapacitet vendparkimesh të cilat ndahen në vende parkimi publik dhe vende parkimi për invalidë. Disa prej shesheve janë pajisur edhe me vende parkimi të dedikuara për ambulance ose vendparkimi për zjarrfikëse. Në grafikun më poshtë paraqitet numri i biletave të shitura gjatë periudhë Janar-Qershor 2024 për sheshet e parkimit.

Nga grafiku i mësipërm vihet re se ka diferenca të mëdha për sa i përket numrit të biletave të parkimit të shitura në secilin shesh. Kjo lidhet me pozicionimin gjeografik të shesheve, por edhe me kapacitetin e vendparkimeve që secili shesh ofron.