Turizëm, Kulturë dhe sport
Viti 2020 paraqet shifrat më të ulëta për shkak të pandemisë së Covid-19 pasi u ndërmorën masa bllokuese për levizjen ndërmjet vendeve.
Viti 2023 shënon një rritje të ndjëshme me 71% të turistëve të cilet kanë vizituar Zyrën e Informacionit Turistik në Tiranë, ku sic shihet dhe nga grafiku 91% janë shtetas Europianë.
Turizëm, Kulturë dhe Sport
Turizmi është kthyer një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, duke u konsideruar në këtë mënyrë, si një prej motorëve kryesorë të zhvillimit dhe rritjes ekonomike të vendit. Statistikat e fundit të turizmit tregojnë se Shqipëria renditet mes vendeve me rimëkëmbjen më të shpejtë pas pandemisë së Covid 19. Shqipëria përjetoi në vitin 2023 ecurinë më të mirë të turizmit në histori. Më poshtë gjenden disa fakte mbi turizmin në vend bazuar në publikimin e fundit të INSTAT për të dhënat e vitit 2023.
10,155,640 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2023 pra 2,611,823 milionë më shumë se viti 2022. Shqipëria pati vizitorë nga të gjashtë kontinentet ku vlen të veçohet Evropa që mban edhe peshën kryesore të flukseve hyrëse me 96% të totalit. Megjithatë si trende më interesante të vitit që shkoi ishin flukset e turistëve nga Afrika ku krahasuar me vitin 2023 patën një rritje me 141% dhe Azia Lindore dhe Paqësori të cilat krahasuar me vitin 2023 patën një rritje me 148%.
Të dhëna të përgjitshme për turizmin gjate vitit 2022 sipas Instat:
Në vitin 2022, me rrugë ajrore kanë mbërritur afërsisht 1.2 milionë shtetas të huaj, duke u rritur me 63,5%, krahasuar me një vit më parë, me linjat detare ka qënë afërsisht 383 mijë duke u rritur me 86,5%, krahasuar me një vit më parë dhe nëpërmjet tokës ka qënë afërsisht 5,9 milionë duke u rritur me 25,3%, krahasuar me një vit më parë. Shtetasit e huaj që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet tokës zënë pjesën më të madhe me 78,3% të hyrjeve gjithsej.
Në vitin 2022, hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime personale (pushime, vizitë në të afërm, trajtim shëndetësor, qëllime fetare etj) zënë pjesën më të madhe të hyrjeve të shtetasve të huaj, mesatarisht 98,6%.
Në vitin 2022, në gjithë vendin operuan 1.580 struktura akomoduese duke vënë në dispozicion rreth 48 mijë dhoma dhe rreth 109 mijë shtretër
Vlera e shtuar e industrive të turizmit është rritur me 40,3%, krahasuar me vitin 2021.
Turizmi në Tiranë
Tirana është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Europa, por edhe më gjerë. Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturore kulinar, e mandej te turizmi malor dhe i aventurës.
Tirana ka rreth 56 objekte të trashëgimisë kulturore dhe 141 pika turistike. Tirana vitet e fundit ka hapur një sërë pikash turistike si Kulla e Sahatit e cila u rihap në Qershor 2016 pas rikonstruksionit të kryer, Shtëpia me gjethe, Bunkart 1&2, rikonstruksioni i Sheshit Skënderbej, Pazari i Ri, Kalaja e Tiranës edhe shumë pika të tjera për tu vizituar. Lonely Planet si dhe platforma të tjera dhe website turizmi, e përshkruajnë Tiranën si një vend intrigues, të këndshëm, me gjallëri dhe unik. Reliket e regjimit të vjetër sfidojnë ndërtimet e reja me ngjyra.
Arti dhe Kultura
Për vitin 2023, janë vënë në skenë 21 premiera nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku përfshihen shfaqjet për të rritur, shfaqjet për fëmijë, veprat teatrore të fondit të teatrit për të rinj. Institucioni teatror shprehet gjithashtu se ka qenë pjesëmarrës në 12 festivale teatrore.
Piramida e Tiranës është një nga destinacionet kryesore për skenën e artit dhe kulturës në Shqipëri. Hapësira e dedikuar e artit do të shfaqë një “Shtëpi të Literaturës Mediatike” të pajisur me një laborator mediatik i cili ofron kurse dhe workshop-e “Të mësosh duke vepruar” mbi forma të ndryshme të prodhimit dhe analizës së medias, duke përfshirë televizionin, radion, prodhimin e podcast-it, dizajnin grafik, redaktimin dhe zhvillimin e faqeve të ndryshme të internetit. Laboratori do të mbështesë të gjitha aktivitetet kulturore brenda Piramidës. Piramida ofron gjithashtu hapësira të bollshme ekspozimi për artet pamore. Me Workshop-e, studio dhe atelie, Piramida do të sigurojë një platformë për artistët që të shfaqin punën e tyre dhe të angazhohen me publikun. Hapësirat e komunitetit, si psh sallat e konferencave, bibliotekat dhe sallat e koncerteve, do të mirëpresin evente dhe aktivitete të ndryshme, duke përfshirë koncerte, festivale, Ted Talks dhe workshop-e. Piramida është gjithashtu e përkushtuar për të mbështetur industrinë në rritje të filmit në Shqipëri dhe do të përfshijë një kinema, arkiva, hapësira montazhi dhe dhoma provash për komunitetin e filmbërësve për t’u shprehur dhe për të pasur një ndikim më të gjerë në shoqëri. Me një hapësirë të bollshme për prova, regjistrime dhe koncerte, Piramida do t’u ofrojë artistëve të rinj mundësi për të performuar dhe shfaqur talentet e tyre para publikut të gjerë. Nëse je një artist apo thjesht i dashuruar pas artit, Piramida e Tiranës është vendi i përsosur për t’u frymëzuar, krijuar lidhje dhe zhvilluar krijimtarinë.