Demografia
Bazuar në raportimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, popullsia e Tiranës në vitin 2021 rezulton 863 694 banorë duke pësuar një rritje me 1.5%, krahasuar me vitin 2020 ose 13,164 banorë, ku gjatë vitit 2021, shtesa natyrore e popullsisë është 1,184 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 6.3%, krahasuar me një vit më pare. Dendësia e popullisë së Tiranës u rrit me rreth 8 banorë për km2 duke arritur në 777 banorë/km2
Lindjet dhe vdekjet janë dy komponentë që ndikojnë në ndryshimin e popullsisë. Ndryshimi vjetor i banorve është me 13 164 banorë. Ndryshimi si pasojë e diferencës së lindjeve me vdekjet është 1,184 banorë ose përafërsisht 1 banorë shtesë për cdo 1 km. Numri i lindjeve rezultoi 7,356 dhe numri i vdekjeve ishte 6,172 ose 6 humbje për 1000 banorë.
Numri i familjeve është një tjetër tregues i cili ka ardhur me rritje çdo vit për Bashkinë e Tiranës. Gjatë 2020, sipas DPGJC, numri i familjeve arriti në 309,179 familje nga 301,014 familje që ishte në 2020, pra +2.7%. Bazuar dhe në numrin e popullsisë rezulton që një familje ka 2.7 banorë.
Mesatarisht një familje në Tiranë ka 3 anëtarë.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, gjatë viti 2021, Bashkia Tiranë me një sipërfaqe prej 1,111.00 km2 ka:
Popullsia
- Popullsi prej 863,694 banorësh nga 850,530 banorë në vitin 2020 ose ndryshim 1.5% krahasuar me vitin e kaluar.
- Dendësi popullsie prej 777 banorë/km2
Gjinia
- 50.1% të popullsisë femra dhe 49.9 të popullsisë meshkuj
Grupmosha
- 17.5% të popullsisë të rinj (0-14 vjeç)
- 70% të popullsisë janë në moshë pune (15-64 vjeç)
- 12.5% të popullsisë të moshuar (65 + vjeç)
- Rreth 46.3% të popullsisë nën 35 vjeç
- Rreth 24% të banorëve mbi 55 vjeç
- Raport varësie moshore prej 44.5% (21.7% për të rinjtë dhe 22.8% për të moshuarit). Në vend, Shqipëri, këto raporte janë 46.2% (24.6% për të rinjtë dhe 21.6% për të moshuarit) Ndërkohë në bashkinë e Tiranës 41.6% (17.4% për të rinjtë dhe 24.2% për të moshuarit).
Ndryshimi vjetor i popullsisë
- Popullsi të shtuar gjatë vitit me 13,164 banorë ose e llogaritur ndryshe 37 banorë/ditë
- Popullsi të shtuar gjatë vitit me përafërisht 12 banorë/km2
Shtesa natyrore, Lindje-vdekje
- Shtim vjetor popullsie nga shtesa natyrore prej 1,184 banorë
- 7,356 lindje nga 7,073 lindje qe ishin ne vitin 2020.
- 6,172 vdekje ose 6 humbje për 1000 banorë duke u rritur me 6.2% krahasuar me nje vit me pare.
Familjet
- 309,179 familje ose 278 familje për km2 me rreth 2.8 anëtarë/familje
Statusi i gjendjes civile, martesa dhe divorce
- 3822 martesa ose +9.2% krahasuar me një vit më parë
- 1863 divorce ose +39% krahasuar me një vit më pare
Mosha Mesatare
- Mosha mesatare e popullsisë së Tiranës është rritur nga afërsisht 36.4 vjeç në vitin 2020 në afërsisht 36.6 vjeç në vitin 2021. Banorët me moshën mesatare me të re e ka Lagjia 13 me 31.5 vjeç, ndersa mosha mesatare me vjetër e ka Njësia Administrative nr 4 me moshë mesatare 40 vjeç.
Njesia Administrative | 2009 | 2010 | 2011 | 2012 | 2013 | 2014 | 2015 | 2016 | 2017 | 2018 | 2019 | 2020 | 2021 |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Nja.1 | 50.011 | 50.044 | 50.231 | 50.696 | 51.195 | 51.780 | 51.731 | 52.138 | 51.264 | 51.769 | 51.871 | 51.816 | 51.885 |
Nja.2 | 73.566 | 74.674 | 75.334 | 76.723 | 78.133 | 79.309 | 80.247 | 81.264 | 81.195 | 82.229 | 82.972 | 83.371 | 83.827 |
Nja.3 | 42.563 | 42.734 | 43.052 | 43.405 | 43.577 | 44.123 | 44.139 | 44.573 | 44.397 | 44.728 | 45.174 | 45.391 | 45.681 |
Nja.4 | 61.012 | 61.077 | 60.795 | 61.714 | 62.677 | 63.368 | 63.171 | 63.887 | 63.792 | 64.733 | 65.357 | 65.511 | 65.749 |
Nja.5 | 76.436 | 77.792 | 78.771 | 80.193 | 81.908 | 83.250 | 84.108 | 85.728 | 85.579 | 86.800 | 86.997 | 87.312 | 87.495 |
Nja.6 | 61.860 | 62.550 | 63.676 | 65.049 | 67.561 | 69.221 | 70.921 | 73.240 | 76.081 | 77.504 | 74.923 | 74.135 | 71.771 |
Nja.7 | 62.973 | 64.385 | 65.001 | 66.565 | 68.410 | 69.900 | 70.894 | 72.016 | 72.545 | 74.034 | 74.950 | 75.793 | 77.124 |
Nja.8 | 39.215 | 39.611 | 39.900 | 40.244 | 40.724 | 41.192 | 41.411 | 41.793 | 41.421 | 41.689 | 41.670 | 41.524 | 41.309 |
Nja.9 | 55.482 | 56.695 | 56.252 | 57.320 | 58.253 | 59.318 | 60.435 | 61.130 | 61.876 | 63.124 | 64.014 | 63.713 | 65.320 |
Nja.10 | 27.110 | 27.534 | 27.821 | 28.117 | 28.922 | 28.998 | 28.783 | 28.969 | 27.804 | 27.965 | 27.783 | 27.608 | 27.637 |
Nja.11 | 61.659 | 62.502 | 63.473 | 64.345 | 65.104 | 65.427 | 65.438 | 66.166 | 65.056 | 65.468 | 65.354 | 65.279 | 64.853 |
Nja. Baldushk | 5.271 | 5.243 | 5.323 | 5.356 | 5.369 | 5.367 | 5.356 | 5.371 | 5.329 | 5.375 | 5.375 | 5.367 | 5.342 |
Nja. Berzhite | 5.681 | 5.753 | 5.812 | 5.802 | 5.835 | 5.855 | 5.861 | 5.906 | 5.891 | 5.905 | 5.874 | 5.911 | 5.936 |
Nja. Dajt | 11.470 | 11.940 | 12.364 | 12.990 | 13.834 | 14.424 | 15.195 | 16.026 | 21.218 | 22.371 | 24.267 | 26.178 | 28.315 |
Nja. Farke | 11.206 | 11.622 | 11.900 | 12.148 | 12.469 | 12.865 | 13.259 | 13.768 | 17.894 | 19.209 | 21.860 | 23.595 | 26.019 |
Nja. Kashar | 20.829 | 21.524 | 22.146 | 22.933 | 23.587 | 24.306 | 25.034 | 26.304 | 37.373 | 39.631 | 47.476 | 51.622 | 58.664 |
Nja. Ndroq | 9.133 | 9.124 | 9.191 | 9.209 | 9.184 | 9.224 | 9.210 | 9.269 | 9.356 | 9.702 | 9.788 | 9.777 | 9.642 |
Nja. Petrele | 6.384 | 6.402 | 6.451 | 6.464 | 6.528 | 6.569 | 6.577 | 6.615 | 6.587 | 6.770 | 6.819 | 6.832 | 6.883 |
Nja. Peze | 5.557 | 5.649 | 5.717 | 5.781 | 5.792 | 5.819 | 5.823 | 5.832 | 5.855 | 5.890 | 5.924 | 6.053 | 6.301 |
Nja. Shengjergj | 2.825 | 2.770 | 2.800 | 2.804 | 2.790 | 2.768 | 2.728 | 2.736 | 2.594 | 2.565 | 2.567 | 2.541 | 2.502 |
Nja. Vaqarr | 8.845 | 9.056 | 9.164 | 9.288 | 9.495 | 9.718 | 10.018 | 9.990 | 10.423 | 10.522 | 10.472 | 10.589 | 10.654 |
Nja. Zall Bastar | 5.456 | 5.500 | 5.543 | 5.544 | 5.560 | 5.574 | 5.546 | 5.587 | 5.337 | 5.306 | 5.266 | 5.174 | 5.127 |
Nja. Zall Herr | 10.515 | 10.647 | 10.762 | 10.843 | 11.007 | 11.450 | 11.548 | 11.725 | 11.973 | 12.063 | 12.212 | 12.389 | 12.630 |
Nja. Krrabe | 2.999 | 3.064 | 3.094 | 3.108 | 3.106 | 3.118 | 3.098 | 3.100 | 3.062 | 3.051 | 3.054 | 3.049 | 3.028 |
Gjithsej | 718.058 | 727.892 | 734.573 | 746.641 | 761.020 | 772.943 | 780.531 | 793.133 | 813.902 | 828.403 | 842.019 | 850.530 | 863.694 |