Platforma Opendata

Platforma opendata

Çfarë është Opendata?

Opendata është filozofia që mbështet shpërndarjen dhe publikimin e lirë të të dhënave pa kufizime ligjore, patenta apo mekanizma të tjerë kontrolli.

Bazuar në konceptin e opendata të dhënat janë:

  • lehtësisht tё aksesueshme
  • të disponueshme pёr tё gjithё, pa asnjё kёrkesё pёr regjistrim, pa burokraci ose humbje kohe
  • tё disponueshme pa kufizim licence
  • tё plota dhe autentike
  • nё nivelin mё tё detajuar tё mundshёm, jo nё forma tё pёrmbledhura ose tё modifikuara
  • tё pёrpunueshme në portal (p.sh. paraqitje grafike)

Tirana u bë qyteti i parë në Shqipëri, prej datës 19 Prill 2017, me një bazë të dhënash për punët publike dhe shërbimet që ofron Bashkia e Tiranës, në funksion të rritjes së transparencës ndaj qytetarëve, por edhe menaxhimit më të mirë të kohës dhe parave të taksapaguesve.
Bashkia e Tiranës, ka hedhur online portalin “opendata.tirana.al”, i cili rrit transparencën dhe u ofron qytetarëve të dhëna të ndryshme për punët, investimet dhe çdo shërbim që kryhet në qytet.

Programi vlerësohet si një hap drejt përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve me një kosto më të ulët dhe rritjes së transparencës për aktivitetin që kryen Bashkia e Tiranës. Informacioni nuk konsiderohet më si një e drejtë e institucionit që e krijon atë, por si një mjet për të qenë i aksesueshëm dhe i dobishëm për qytetarët. Megjithatë portali ndihmon edhe bashkinë për të përcaktuar se cilat janë prioritet në punët e qytetit, për të ndihmuar politikëbërësit për të marrë vendime dhe studiuesit në kryerjen e analizave të ndryshme.

Platforma është bazuar në projektin me burim të hapur DKAN ku gjeni dhe një demo të platformës. Një numër shtetesh përdorin platformën, lista....

Si organizohen të dhënat?

Të dhënat janë organizuar në tre nivele:
1. Kategoritë të cilat janë bazuar në funksionet që përmbush bashkia me ligj. Një kategori përmban një ose disa dataset-e.
2. Dataset-e të cilat janë një grupim të dhënash prandaj quhen ndryshe Fashikujt e të dhënave dhe në përbërje të tyre ndodhen një ose disa burime.
3. Burimet mund të jenë file të tipeve të ndryshme si csv, doc, ods, zip, json etj dhe në platformën tonë i referohet një periudhe të caktuar kohore për dataset-in ku bën pjesë.

Krahas kategorive, fashikujt e të dhënave mund të identifikohen edhe nëpërmjet grupeve. Një Grup që përfaqëson institucionin që siguron të dhënat.

Katalogët

Kategoritë dhe Grupet në platformë përfaqësojnë katalogjet. Kuptimi i strukturës së një katalogu të dhënash ndihmon përdoruesin të orientohet më mirë në gjetjen e informacionit të kërkuar. Katalogu është një mbështjellës që përmban informacione, të renditura në skedarë të dhënash. Një katalog duhet të japë përgjigje për pyetjet themelore të tilla si:

1."Çfarë të dhënash përfaqësojnë?" për rastin e Kategorive i përgjigjet llojit apo kriterit të klasifikimit të të dhënës si psh arsim, shëndetësi, transport etj. Portali Opendata.Tirana.al është organizuar në 15 kategori bazuar kryesisht në funksionet e caktuara me ligj për qeverisjen lokale.

2."Kush po i jep këto të dhëna?" për rastin e Grupeve. Në portalin ka 15 grupe ku përfshihen gjithë drejtoritë e brendshme të bashkisë me emrin Bashkia Tiranë si edhe 12 institucione varësie të detajuara dhe 2 institucione jashtë bashkisë: Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe Instituti i Statistikave.

Burimet

Në opendata Burimet janë skedarët ose file-t, API-et apo lidhjet që ndahen brenda një Dataset.

Llojet e burimeve mund të përfshijnë [csv] (https://opendata.tirana.al/?q=search/field_resources%253Afield_format/cs...), html, xls, json, xlsx, doc, docx, rdf, txt, jpg, png, gif, tif, pdf, odf, [ods] (https://opendata.tirana.al/?q=search/field_resources%253Afield_format/od...), odt, tsv, geojson dhe xml.

Burimet mund të shfaqen në formë tabelare, grafiku ose harte.

Dataset-et

Dataset-et përdoren për të grupuar pjesë të të dhënave të lidhura dhe metadatat e tyre. Këto pjesë të të dhënave - të njohura si Burime - mund të gjenden nën një url të vetëm së bashku me përshkrimet dhe informacionin e licencimit.

Ju mund të mendoni për Dataset-et si "dosje/folder" për Burimet. Në jetën reale, një dosje tipike (folder) mund të përmbajë një spreadsheet të shtypur, një PDF të një hartë dhe një CD-ROM brenda tij. Në DKAN, në mënyrë të ngjashme mund të shtoni një numër të gjerë të Burimeve në formate të ndryshme në një Dataset të vetëm.

Çdo dataset përmban informacione individuale, në formën e metadata-ës. Metadata është "Kush, Çfarë, Kur, Ku, Pse" për çdo folder të dhënash duke dhënë një numër specifikimesh për grupin e të dhënave.

Dataset-et i janë caktuar edhe një Grupi, e cila ndihmon në lloj Datasets sipas një botuesi/siguruesi të dhënasht të përbashkët.

Opendata Tirana Ilustrim

Ilustrim dataset-i dhe burimi

Si duket një dataset?

Si duket burimi në formë tabelare?

Si duket burimi në formë grafi?

Si duket burimi në hartë?

Si duket metadata?

Vizualizimi i të dhënave

Si t'i bësh statistikat të flasin? Platforma opendata na mundëson të shtojmë funksionalitete të tjera për të vizualizuar të dhënat e hedhura në format grafikësh, hartash, tekste, video etj. Të gjitha grafikët, hartat, tekstet, tabela etj mund të kombinohen në krijimin e [Dashboard] (https://opendata.tirana.al/?q=search/type/data_dashboard) i cili mund të lidhet me një ose disa kategori apo grupe. [Datastory] (https://opendata.tirana.al/?q=search/type/dkan_data_story&sort_by=changed) shërben si një mjet për të krijuar raporte dhe analiza të të dhënave dhe grafikëve.

Shembull vizualizimi në hartë, Përdoruesit e Opendata sipas vendodhjes

Shembull vizualizimi tabelar, një listë elementesh të platformës Opendata.Tirana.al

ElementëNumër elementesh
Kategori16
Grupe15
Dataset197
Burim978
Dashboard13
Datastory4
Format burimeshcsv, geojson, ods
Faqe libri (webpage)10
Sondazhe3
Ditarë4
Etiketime308
Formate17