Zoo Park Tirana 2022 është një hapësirë e transformuar dhe rikonceptuar si një mjedis i përshtatshëm për kafshët por edhe për argëtimin e fëmijëve.
Primary tabs
Mirë se erdhët në portalin e të dhënave të hapura të Bashkisë së Tiranës.
Këtu ju mund të gjeni disa nga të dhënat statistikore të bashkisë në format dhe licensë të hapur (open data) dhe lehtësisht të analizueshme (machine readable).
Tablo statistikore publikuar rishtazi
Informacion mbi treguesit e ndryshëm demografikë, bazuar në të dhënat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile
Lejet e ndërtimit në Tiranë gjatë vitit 2021 janë rritur me 10% krahasuar me lejet e dhëna në vitin paraardhës.
Ndarja e re territoriale e përball stafin e Bashkisë së Tiranës me nevojën e një ndryshimi të plotë ristrukturues në mënyrën e administrimit dhe menaxhimit të gjithë shërbimeve të transportit.
Statistikat e prodhimit bimor janë një mjet i rëndësishëm për monitorimin dhe menaxhimin e tregut të produkteve bujqësore. Statistikat gjithashtu po bëhen një instrument i rëndësishëm për vlerësimin e politikave bujqësore. Rritja e prodhimit bujqësor, jo vetëm që zhvillon ekonominë dhe ul papunësinë, por mundëson uljen e çmimeve të produkteve kryesore jetike që konsumohen nga popullata, si dhe ul varësinë e vendit nga importet.
Statistikat e blegtorisë ofrojnë informacion të detajuar, për numrin e krerëve të bagëtive sipas llojit dhe kategorive. Prodhimet blegtorale përfshijnë prodhimin i qumështit sipas llojeve lope, dele dhe dhie. Të tjera prodhime blegtorale janë prodhimi i leshit, vezëve dhe mjaltit. Informacioni i disponueshëm për këto statistika është marrë nga INSTAT dhe i përket vitit 2020.
Siguria publike ka të bëjë me shërbimet që ofrohen për qetësinë dhe mbarëvajtjen e punëve publike, parandalimin e kundërvajtjeve administrative si dhe ndërmjetësimin për zgjidhjen e konflikteve në komunitet, inspektimin dhe monitorimin e rendit në nivel vendor.
Ecuria dhe struktura e numrit të bizneseve sipas aktivitetit ekonomik në Tiranë, në vend dhe në 60 bashkitë e tjera të vendit (ku përjashtohet Tirana). Klasifikimi i aktivitetit ekonomik bazohet në NVE Rev 2 dhe në të dhënat tona ka tetë ndarje, 1.Bujqësia, Pyjet e Peshkimi (01-03) , 2.Industria (05-32, 35-39) , 3.Ndërtimi (41-43), 4.Tregtia (45;46;47), 5.Transporti e Magazinimi (49-53), 6.Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (55; 56), 7.Informacioni e Komunikacioni (58-63) dhe 8.Shërbime të tjera (33; 64-98 excl 84).
Ecuria e numrit të bizneseve në vite në Tiranë, vend dhe në 60 bashkitë e tjera të vendit (ku përjashtohet Tirana) si edhe struktura e numrit të bizneseve sipas Njësive Administrative në Tiranë