Primary tabs

Mirë se erdhët në portalin e të dhënave të hapura të Bashkisë së Tiranës.

Këtu ju mund të gjeni disa nga të dhënat statistikore të bashkisë në format dhe licensë të hapur (open data) dhe lehtësisht të analizueshme (machine readable).

LAJME

Zoo Park Tirana 2022 është një hapësirë e transformuar dhe rikonceptuar si një mjedis i përshtatshëm për kafshët por edhe për argëtimin e fëmijëve.

Objektivi kryesor i statistikave të mjedisit është prodhimi i statistikave të kuptueshme nga përdoruesit, të standardizuara sipas akteve normative të BE-së dhe të përshtatshme për përdorim në hartimin e politikave dhe menaxhimin e aktiviteteve me impakt mjedisor në Tiranë.
Burim informacioni: Aplikacioni Tirana Ime, VODAFONE AL me informacion prej 31 Janar deri 29 Prill 2020.

Këtu janë realizuar disa paraqitje grafike dhe tabelare më të detajuara bazuar në informacionet e publikuara në faqen e dedikuar: coronavirus.al.
Përditësuar me informacionin e datës 12 Korrik 2022.

Numri i popullisë së Tiranës për vitin 2021 është siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile sipas njësive administrative, gjinisë, moshës si edhe disa tregues të tjerë demografikë që do pasqyrohen të paraqitura grafikisht dhe të analizuara.

Itinerari dhe stacionet e linjave të transportit publik të Tiranës brenda njësive administrative urbane si edhe harta e itinerareve. Biletat kushtojnë 40 lekë dhe orari i transporti publik është 06:00 - 23:00 çdo ditë (pavarësisht festave ose ditës së javës).

Ndarja administrative e Shqipërisë ka pësuar ndryshime të vazhdueshme si për sa i përket shtrirjes gjeografike, ashtu edhe funksioneve të strukturave. Në 31 korrik 2014, me vendim të Parlamentit Shqiptar, u miratua organizimi i ri administrativo-territorial që e ndan vendin në 12 qarqe dhe 61 bashki.

Bashkia e Tiranës ju ofron shërbimin "Friendly Wi-Fi" i cili mundeson lundrim ne internet pa pagesë 24 orë/ 7 ditë në javë.

Transparenca

Transparenca dhe llogaridhënia janë dy parime të lidhura me njëra-tjetrën, ku transparenca e autoriteteve të qeverisjes vendore përfaqëson një hap të parë drejt llogaridhënies së të zgjedhurve vendorë dhe ndërtimit të besimit me komunitetin.

Tablo statistikore publikuar rishtazi

Informacion mbi treguesit e ndryshëm demografikë, bazuar në të dhënat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile

Updated/commented date: 2022-07-21

Lejet e ndërtimit në Tiranë gjatë vitit 2021 janë rritur me 10% krahasuar me lejet e dhëna në vitin paraardhës.

Updated/commented date: 2022-04-14

Ndarja e re territoriale e përball stafin e Bashkisë së Tiranës me nevojën e një ndryshimi të plotë ristrukturues në mënyrën e administrimit dhe menaxhimit të gjithë shërbimeve të transportit.

Updated/commented date: 2022-04-13

Statistikat e prodhimit bimor janë një mjet i rëndësishëm për monitorimin dhe menaxhimin e tregut të produkteve bujqësore. Statistikat gjithashtu po bëhen një instrument i rëndësishëm për vlerësimin e politikave bujqësore. Rritja e prodhimit bujqësor, jo vetëm që zhvillon ekonominë dhe ul papunësinë, por mundëson uljen e çmimeve të produkteve kryesore jetike që konsumohen nga popullata, si dhe ul varësinë e vendit nga importet.

Updated/commented date: 2022-02-22

Statistikat e blegtorisë ofrojnë informacion të detajuar, për numrin e krerëve të bagëtive sipas llojit dhe kategorive. Prodhimet blegtorale përfshijnë prodhimin i qumështit sipas llojeve lope, dele dhe dhie. Të tjera prodhime blegtorale janë prodhimi i leshit, vezëve dhe mjaltit. Informacioni i disponueshëm për këto statistika është marrë nga INSTAT dhe i përket vitit 2020.

Updated/commented date: 2022-02-21

Siguria publike ka të bëjë me shërbimet që ofrohen për qetësinë dhe mbarëvajtjen e punëve publike, parandalimin e kundërvajtjeve administrative si dhe ndërmjetësimin për zgjidhjen e konflikteve në komunitet, inspektimin dhe monitorimin e rendit në nivel vendor.

Updated/commented date: 2022-02-10

Ecuria dhe struktura e numrit të bizneseve sipas aktivitetit ekonomik në Tiranë, në vend dhe në 60 bashkitë e tjera të vendit (ku përjashtohet Tirana). Klasifikimi i aktivitetit ekonomik bazohet në NVE Rev 2 dhe në të dhënat tona ka tetë ndarje, 1.Bujqësia, Pyjet e Peshkimi (01-03) , 2.Industria (05-32, 35-39) , 3.Ndërtimi (41-43), 4.Tregtia (45;46;47), 5.Transporti e Magazinimi (49-53), 6.Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (55; 56), 7.Informacioni e Komunikacioni (58-63) dhe 8.Shërbime të tjera (33; 64-98 excl 84).

Updated/commented date: 2021-12-17

Ecuria e numrit të bizneseve në vite në Tiranë, vend dhe në 60 bashkitë e tjera të vendit (ku përjashtohet Tirana) si edhe struktura e numrit të bizneseve sipas Njësive Administrative në Tiranë

Updated/commented date: 2021-12-14