Terminologjia

Termi njohuri është përdorur për:

  • Përmbajtje të tilla si muzikë, filma apo libra

  • Të dhëna shkencore, historike, gjeografike e të tjera

  • Të dhëna publike qeveritare apo të institucioneve administrative

  • Programet kompjuterike janë përjashtuar nga ky përkufizim, pavarësisht rëndësisë që paraqesin për njohuritë e hapura, sepse ato tashmë kanë
    qenë objekt zhvillimi në projekte të mëparshme.

Termi punim do të përdoret për të treguar njohurinë që synohet të jepet.

Termi paketë përfaqëson një grup punimesh, gjë e cila nuk përjashton faktin se një paketë mund të konsiderohet si një punim në vetvete.

Termi licencë i referohet rregullimit ligjor sipas së cilës punimi është i disponueshëm. Në mungesë të licencës, ky term duhet të interpretohet si
tërësia e kushteve ligjore që i aplikohen disponueshmërisë së punimit (për shembull e drejta e autorit).

Përkufizim
Një punim është i lirë nëse mënyra e shpërndarjes së tij plotëson kushtet e mëposhtme:

  1. Aksesi
    Punimi duhet të jetë i disponueshëm në tërësinë e tij me një çmim vlera e të cilit nuk tejkalon një kosto të arsyeshme riprodhimi, mundësisht
    nëpërmjet shkarkimit pa pagesë nga interneti. Punimi duhet të jetë i disponueshëm në një formë që lejon përdorimin dhe modifikimin e tij.
    Koment: Kjo mund të përkthehet si një liri aksesimi “social” - jo vetëm që keni të drejtën të hyni në punim, por ju mund të ndërhyni në të. Hyrja në
    punim “në tërësinë e tij” ndalon kufizimin e qasjes nëpërmjet mjeteve të tërthorta, për shembull duke lejuar qasjen vetëm në një pjesë të bazës
    së të dhënave.

  2. Rishpërndarja
    Licenca nuk mund të pengojnë ndonjë prej palëve të paraqesë ose japë punimin si një të vetëm apo si pjesë e një pakete të përbërë nga punime
    të burimeve të ndryshme. Licenca nuk mund të kërkojë një taksë ose tarifë tjetër për shitjen apo shpërndarjen e tij.

  3. Ripërdorimi
    Licenca lejon modifikimin apo krijimin e punimeve që derivojnë, rrjedhin nga punimet ekzistuese, si dhe duhet të lejojë shpërndarjen e tyre

Opendata është filozofia që mbështet shpërndarjen dhe publikimin e lirë të të dhënave pa kufizime ligjore, patenta apo mekanizma të tjerë kontrolli.