Të dhëna mbi shërbimin e transportit publik

Që prej vitit 2013 shërbimi i transportit publik urban kryhet vetëm nga operatorë privat. Janë 11 operatorë privatë të cilët realizojnë shërbimin e transportit urban në 16 linja të ndryshme të autobusëve të cilat kalojnë nga periferia në qendrën e qytetit si edhe disa linja të tjera për ish-komunat e Tiranës si Linzë, Mjull-Bathore, Bërzhitë, Shëngjergj etj. Operatorët zotërojnë gjithsej një flotë prej 311 mjetesh nga të cilët 271 janë me platformë për persona me aftësi të kufizuar dhe 62 të pajisur me kamera sigurie. Mosha mesatare e mjeteve është 9 vjet.

Biletat kushtojnë 40 lekë dhe orari i transporti publik është 06:00 - 23:00 çdo ditë (pavarësisht festave ose ditës së javës). Numri total i stacioneve është 451 dhe pritja mund të variojë nga 3 deri në 13 minuta sipas linjave të autobusëve dhe orarit (orar piku ose orar normal). Linja më e shpeshtë është Linja 15 Kombinat Kinostudio dhe linjat më pak frekuente janë ato që shkojnë në njësitë administrative rurale. Transporti publik urban përdoret mesatarisht nga rreth 200,000 persona në ditë ku pjesa më e madhe, rreth 64.7%, udhëton me biletë dhe një pjesë më e vogël përdorin abonetë, librezat etj.

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, [AMK] (http://mbrojtjakonsumatorit.al/) është institucioni përgjegjës që kontrollon shërbimet e ofruara nga operatorët e transportit publik në zbatim të kontratës dhe të akteve të Këshillit Bashkiak. Konkretisht, në fushën e transportit AMK:

  • planifikon dhe organizon kontrollin e shërbimit urban qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas;
  • monitoron, kontrollon dhe merr masa në lidhje me respektimin e detyrimeve kontraktuale në lidhje me ofrimin e shërbimit të transportit publik nga ana e operatorëve që veprojnë;
  • monitoron dhe kontrollon subjektet që ofrojnë shërbimin taksi;
  • monitoron dhe kontrollon shërbimin e ofruar ndaj qytetarëve nga agjencia.
  • Janë 482 rrugë gjithsej me një gjatësi totale prej 1,101 km. 7 km është gjatësia e korsive të rezervuara BUS dhe 29 km korsive të rezervuara për biçikleta. Kapaciteti i këtyre rrugëve është 850 mjete në orë.
    Rrugët janë të pajisura me:

    • 9 rrethrrotullime
    • 80 kryqëzime të sistemuara me semafor
    • 33 kamera për monitorimin e trafikut
    • 6 tabela elektronike me mesazhe të ndryshueshme
    • 140 vendparkime për biçikleta
    • 65 vendparkime për PAK

    Nga matjet e kryera në 12 rrugë kryesore të Tiranës rezulton se Rr. “Dritan Hoxha” ka fluksin më të lartë të automjeteve, me rreth 33,490 mjete në 24 orë , me drejtim hyrje në qytet. Fluksin më të ulët e ka Rr. “Xhanfize Keko” me rreth 9,620 mjete në 24 orë me drejtim dalje nga qyteti.

    {"queryState":{"size":100,"from":0,"q":"","facets":{},"filters":[]},"step":3,"source":{"backend":"csv","url":"/node/23fe615d-ce93-415e-a3f3-97c7999d8de8/download"},"model":{"backend":"csv","url":"/node/23fe615d-ce93-415e-a3f3-97c7999d8de8/download"},"fields":[{"name":"Treguesi","value":"Treguesi","selected":false},{"name":"Tr I 2019","value":"Tr I 2019","selected":false}],"yDataTypes":[{"name":"Number","value":"Number","selected":false},{"name":"String","value":"String","selected":false},{"name":"Date","value":"Date","selected":false},{"name":"Auto","value":"Auto","selected":true}],"xfields":[{"name":"Treguesi","value":"Treguesi","selected":false},{"name":"Tr I 2019","value":"Tr I 2019","selected":false}],"xDataTypes":[{"name":"Number","value":"Number","selected":false},{"name":"String","value":"String","selected":false},{"name":"Date","value":"Date","selected":false},{"name":"Auto","value":"Auto","selected":true}],"seriesFields":["Tr I 2019"],"yDataType":"Auto","xfield":"Treguesi","xDataType":"Auto","graphTypes":[{"value":"discreteBarChart","selected":true},{"value":"multiBarChart","selected":false},{"value":"multiBarHorizontalChart","selected":false},{"value":"stackedAreaChart","selected":false},{"value":"pieChart","selected":false},{"value":"lineChart","selected":false},{"value":"lineWithFocusChart","selected":false},{"value":"scatterChart","selected":false},{"value":"linePlusBarChart","selected":false}],"graphType":"pieChart","width":640,"group":false,"options":{"showLabels":true,"labelType":"percent","tooltips":true,"margin":{"top":0,"right":20,"bottom":50,"left":60}},"computeXLabels":true,"sortFields":[{"name":"default","label":"Default","selected":true},{"name":"Treguesi","value":"Treguesi","selected":false},{"name":"Tr I 2019","value":"Tr I 2019","selected":false}],"errors":{}}
    {"queryState":{"size":100,"from":0,"q":"","facets":{},"filters":[]},"step":3,"source":{"backend":"csv","url":"/node/7bfda045-0496-4939-80eb-4dbc6bba79f0/download"},"model":{"backend":"csv","url":"/node/7bfda045-0496-4939-80eb-4dbc6bba79f0/download"},"fields":[{"name":"Treguesi","value":"Treguesi","selected":false},{"name":"Tr I 2019","value":"Tr I 2019","selected":false}],"yDataTypes":[{"name":"Number","value":"Number","selected":false},{"name":"String","value":"String","selected":false},{"name":"Date","value":"Date","selected":false},{"name":"Auto","value":"Auto","selected":true}],"xfields":[{"name":"Treguesi","value":"Treguesi","selected":false},{"name":"Tr I 2019","value":"Tr I 2019","selected":false}],"xDataTypes":[{"name":"Number","value":"Number","selected":false},{"name":"String","value":"String","selected":false},{"name":"Date","value":"Date","selected":false},{"name":"Auto","value":"Auto","selected":true}],"seriesFields":["Tr I 2019"],"yDataType":"Auto","xfield":"Treguesi","xDataType":"Auto","graphTypes":[{"value":"discreteBarChart","selected":true},{"value":"multiBarChart","selected":false},{"value":"multiBarHorizontalChart","selected":false},{"value":"stackedAreaChart","selected":false},{"value":"pieChart","selected":false},{"value":"lineChart","selected":false},{"value":"lineWithFocusChart","selected":false},{"value":"scatterChart","selected":false},{"value":"linePlusBarChart","selected":false}],"graphType":"pieChart","width":640,"group":false,"options":{"showLabels":true,"labelType":"percent","tooltips":true,"margin":{"top":0,"right":20,"bottom":50,"left":60}},"computeXLabels":true,"sortFields":[{"name":"default","label":"Default","selected":true},{"name":"Treguesi","value":"Treguesi","selected":false},{"name":"Tr I 2019","value":"Tr I 2019","selected":false}],"errors":{}}

    Linjat dhe stacionet e autobusëve urbanë

    Bazuar në vendimin e Këshillit Bashkiak Nr. 39, datë 23.05.2016 për “PËRCAKTIMIN E LINJAVE TË TRANSPORTIT QYTETËS DHE RRETHQYTETËS TË UDHËTARËVE NË BASHKINË E TIRANËS, MËNYRËN E ORGANIZIMIT TË SHËRBIMIT DHE PËRCAKTIMIN E STACIONEVE TË QËNDRIMIT TË AUTOBUSËVE TË SHËRBIMIT NË KËTO LINJA”, Në zbatim të nenit 8, pika 2, nenit 9, pika 1/1.1, shkronjat “a” dhe “b”, nenit 23, pika 6, nenit 54, shkronja “k”, nenit 55, pikat 2 dhe 6 të Ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; nenit 8, nenit 121, pika 1, nenit 124, pika 1, nenit 125 dhe nenit 126, pika 1 të Ligjit nr.8485, datë 12.05.1999 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); ligjit nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); neneve 13, 14, 15, 17 dhe 19 të Ligjit nr.8308, datë 18.03.1998 për “Transportet Rrugore” (i ndryshuar); udhëzimit nr.15, datë 24.07.2007 për “Kriteret dhe procedurat e lëshimit të licencave, autorizimeve dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor” (i ndryshuar), me propozim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Këshilli Bashkiak vendosi linjat dhe stacionet e tyre në dy drejtimet sipas materialit më poshtë:

    Itinerari i linjave të transportit publik urban në Tiranë