Përmirësohet cilësia e ajrit
Primary tabs

Informacion i përgjithshëm
Treguesit cilësorë të mjedisit monitorohen, analizohen dhe publikohen nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Instituti Kombëtar i Statistikave gjithashtu publikon treguesit statistikorë për mjedisin. Objektivi kryesor i statistikave të mjedisit është prodhimi i statistikave të kuptueshme nga përdoruesit, të standardizuara sipas akteve normative të BE-së dhe të përshtatshme për përdorim në hartimin e politikave dhe menaxhimin e aktiviteteve me impakt mjedisor.
Të dhënat që mblidhen për cilësinë e ajrit janë SO2, NO2, O3, PM10, PM2.5, CO, Pb. LNP dhe Benzeni.Të dhënat zyrtare të vjetore të AKM për cilësinë e ajrit publikohen në një raprot vjetor mbi gjendjen e mjedisit të publikuar cdo vit në Qershor ose Korrik për vitin e kaluar.
Duke filluar prej Prillit 2019, qytetarët e Tiranës kanë mundësinë të monitorojnë në kohë reale nga aplikacioni “Tirana ime” cilësinë e ajrit në kryeqytet për secilën prej 4 pikave aktuale të monitorimit. Matësat inteligjentë që bëjnë të mundur matjen e cilësisë së ajrit shënuan kështu një tjetër hap të rëndësishëm drejt realizimit të Tirana Smart City. Matësat inteligjentë janë vënë në dispozicion nga Vodafone, i cili siguron matjet në kohë reale në pikat kryesore të qytetit dhe gjithashtu përpunimin dhe publikimin e tyre në aplikacionin TiranaIme.
Tirana Ime App është një aplikacion i krijuar si bashkëpunim i Bashkisë Tiranë dhe Vodafone Albania Sh.A. Aplikacioni përmbledh shërbimet kryesore të qytetit të Tiranës në smartphone-in tuaj dhe prej Prillit 2019 monitorn dhe cilësinë e ajrit. Aplikacioni është zhvilluar nga ana teknike nga Vodafone Albania Sh.A duke përfshirë informacionin e vendosur në dispozicion nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe gjithashtu duke përfshirë informacionin për shërbimin Tirana Mobility. Aplikacioni përmban informacion të vlefshëm për t’u përdorur vetëm në qytetin e Tiranës, por mund të shkarkohet pa pagesë në Play Store dhe App Store nga të gjithë përdoruesit e shërbimeve telefonike të lëvizshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në aplikacion, momentalisht, mund të shikohet informacion për katër pika vrojtimi të vendosura:
- afër Kullës së Sahatit tek Sheshi Skënderbej
- në bulevardin Zhan d'Arc;
- në kryqëzimin e 21 Dhjetorit tek rruga e Kavajës;
- në rrugën Pavarsia Kashar, tek zyrat e Vodafone AL.
Nga këto 4 paisjet e monitorimit mund të kryhet matja e 10 elementeve të mjedisit prej të cilave 6 janë tregues të cilësisë së ajrit dhe 4 parametrave meteorologjikë.
Treguesit e cilësisë së ajrit dhe parametrat meteorologjikë
Treguesit e cilësisë së ajrit të matur nga paisjet e monitorimit janë:
-
Grimcat e Pluhurit, janë një përzierje e aerosoleve të ngurta ose të lëngëta që përfshin një diapason të gjërë në madhësi dhe kompozime kimike,
- PM10, grimcave me diametër 10 mikrometër shprehura në mikrogram për metërkub (μg/ m³);
- PM2.5, grimcave me diametër 2.5 mikrometër ose më të vogël shprehura në mikrogram për metërkub (μg/ m³);
Grimcat emetohen direkt në atmosferë si grimca primare ose formohen si rezultat i emisioneve të SO2, NOx, NH3 dhe NMVOC. PM emetohen nga shumë burime antropogjenike si djegia e lendës djegëse, ndërtimet, pluhuri natyral pezull, kripa e detit etj.
- NO2, dioksid i Azotit shprehur në mikrogram për metër kub (μg/ m³), ndotës që emetohet në atmosferë si rezultat i djegjes së lëndës djegëse nga proceset industriale dhe sektor i transportit rrugor. Ështe grup gazesh i monoksidit të Azotit dhe dioksidit të azotit. Ai ndihmon ne formimin e ozonit.
- OZONI, O3 shprehur në mikrogram për metër kub (μg/ m³), emetohet direkt nga ndonjë burim njerëzor. Ai është produkt i reaksioneve kimike që ndodhin ndërmjet ndotësve të ndryshëm të ajrit, kryesisht NOx dhe përbërjet organike të avullueshme (volatile) VOC, të iniciuar nga rrezatimi i fortë diellor.
- SO2, oksidimi i squfurit, shprehur në mikrogram për metër kub (μg/ m³). Burimi kryesor sektori i energjisë. So2 mund të ndihmojë në formimin e grimcave dytësore sulfate e formim të shiut acid.
- CO, monoksidi i karbonit, shprehur në mikrogram për metër kub (μg/ m³), Formohet nga djegia jo e plotë e karburanteve që përmbajnë karbon. Burimi më i madh është transporti rrugor, të cilat së bashku me djegien nga sektori shtëpiak dhe industrial konsiderohen si kontribues kryesorë.
Parametrat meteorologjikë të ajrit të matur nga paisjet e monitorimit janë:
- Temperatura, e shprehur në gradë Celsius (° C);
- Lagështia, e shprehur në %;
- Presioni, i shprehur në hektopaskal (hPA);
- Shpejtësia e erës, e shprehur në metër për sekondë (m/s).
Standartet
Treguesi | Norma Shqiptare | BE, orar | BE, vjetor | OBSH, orar | OBSH, vjetor |
---|---|---|---|---|---|
CO | 2,000 | 10,000 | 10,000 | 9,000 | 9,000 |
NO2 | 60 | 200 | 40 | 200 | 40 |
O3 | 65 | 120 | 120 | 100 | 100 |
PM 10 | 60 | 50 | 40 | 50 | 20 |
PM 2.5 | 15 | 25 | 25 | 25 | 10 |
SO2 | 60 | 350 | 125 | 500 | 50 |
Kategorizimi
Treguesi | VH, Sh. lartë | H, e lartë | M, mesatare | L, e ulët | VL, Sh. ulët |
---|---|---|---|---|---|
CO | >20,000 | 10,000-20,000 | 7,500-10,000 | 5,000-7,500 | 0-5,000 |
NO2 | >400 | 200-400 | 100-200 | 50-100 | 0-50 |
O3 | >240 | 180-240 | 120-180 | 60-120 | 0-60 |
PM 10 | >180 | 90-180 | 50-90 | 25-50 | 0-25 |
PM 2.5 | >110 | 55-110 | 30-55 | 15-30 | 0-15 |
SO2 | >500 | 350-500 | 100-350 | 50-100 | 0-50 |
Informacion mbi matjet gjatë 31 Janar-30 Prill 2020
- Monitorimi i treguesve të cilësisë së ajrit dhe publikimi i tyre në aplikacioni Tirana Ime ka filluar nga data 4 Prill 2019. Për të bërë një dallim më të qartë të situatës e kemi konceptuar krahasimin në 2 periudha:
- Rezultatet e vitit 2020 të ndarë në para karantinimit (para 14 Marsit) dhe pas karantinimit
- Rezultatet e Prillit 2020 me ato të Prillit 2019
- Informacioni i siguruar nga Vodafone AL për të dhënat ditore të cilësisë së ajrit kanë një shkëputje për periudhën 01 Janar 2020- 30 Janar 2020 prandaj dhe analiza e vitit 2020 fillon prej 31 Janarit.
- Nga muaji Prill 2019 dhe 2020 janë marrë në studim vetëm datat që ka patur matje në të paktën një nga pikat monitoruese në të dy muajt.
- Ditët e matjeve të kryera në secilën prej pikave të vrojtimit jepet më poshtë si numër ditësh dhe si përqindje kohe gjatë të cilës janë kryer matje në secilën prej pikave monitoruese në periudha të ndryshme.
- Për secilën nga pikat monitoruese janë mbledhur të dhënat ditore për 10 elementet e cilësisë së ajrit dhe metorologjisë. Këto vlera janë mesatarizuar me një mesatare të thjeshtë aritmetike në vlerësimet e gjithsej Tiranës bazuar në 4 pikat e matjes
- Një tjetër analizë i është bërë vlerave vetëm të treguesve të cilësisë së ajrit (pra jo treguesve meterologjikë), duke i kategorizuar sipas ndarjes në vlera shumë të ulëta, të ulëta, të mesme, të larta dhe shumë të larta. Ky kategorizim përdoret nga Vodafone si edhe është rekomandim i Bashkimit Evropian.
Numri i ditëve të monitoruara para dhe pas karantinës
Treguesi | Para karantinës(ditë) | % e ditëve të vrojtuara | Pas karantinës(ditë) | % e ditëve të vrojtuara |
---|---|---|---|---|
Numri i ditëve kalendarike | 43 | 100% | 48 | 100.0% |
Numri i ditëve të kryera matje në Blv Zhan d'Arc | 41 | 95.3% | 46 | 95.8% |
Numri i ditëve të kryera matje në Rruga e Kavajës | 40 | 93.0% | 46 | 95.8% |
Numri i ditëve të kryera matje në Rruga Pavarsia Kashar | 41 | 95.3% | 43 | 89.6% |
Numri i ditëve të kryera matje në Sheshi Skënderbe | 40 | 93.0% | 44 | 91.7% |
Numri i ditëve të kryera matje në të paktën një pikë monitorimi | 42 | 97.7% | 47 | 97.9% |
Treguesit e cilësisë së ajrit
Krahasimi i situatës para dhe pas karantinimit
Nga krahasimi i treguesve të cilësisë së ajrit(CO, NO2, O3, PM 10, PM 2.5 dhe SO2), para karantinimit (31 Janar - 13 Mars 2020) dhe pas saj (14 Mars - 24 Prill 2020), rezultoi që të gjithë treguesit e cilësisë së ajrit ishin me rënie si më poshtë :
- Vlera mesatare e CO gjatë ditëve të karantinimit zbriti me 40.0% krahasuar me vlerën mesatare të ditëve para karantinimit;
- Pavarësisht uljes, vlera mesatare e CO gjatë ditëve të karantinimit dhe para saj është mbi 80% më e ulët se rekomandimet e BE dhe OBSH;
- Vlera mesatare e NO2 gjatë ditëve të karantinimit rezultoi me 25 μg/ m³ më e ulët ose -17.6% krahasuar me vlerën mesatare të ditëve para karantinimit;
- Pavarësisht vlerës mesatare të NO2, gjatë ditëve të karantinimit dhe para saj, vlera mesatare është mbi 30% më e ulët se rekomandimet e BE dhe OBSH;
- Vlera mesatare e O3 gjatë ditëve të karantinimit zbriti me 7.6% krahasuar me vlerën mesatare të ditëve para karantinimit;
- Pavarësisht uljes, vlera mesatare e O3 gjatë ditëve të karantinimit është përkatësisht 29.8% dhe 15.7% më e ulët se rekomandimet e BE dhe OBSH;
- Vlera mesatare e PM 10 gjatë ditëve të karantinimit zbriti me 48.5% krahasuar me vlerën mesatare të ditëve para karantinimit;
- Pavarësisht rënies të vlerës mesatare të PM 10, gjatë ditëve të karantinimit , vlera mesatare është 18 μg/ m³ më e lartë se rekomandimet e BE dhe OBSH ose +35.9%;
- Vlera mesatare e PM 2.5 gjatë ditëve të karantinimit zbriti me 49.3% krahasuar me vlerën mesatare të ditëve para karantinimit;
- Pavarësisht rënies të vlerës mesatare të PM 2.5, gjatë ditëve të karantinimit , vlera mesatare është 21 μg/ m³ më e lartë se rekomandimet e BE dhe OBSH;
- Vlera mesatare e SO2 gjatë ditëve të karantinimit rezultoi me 23.4 % më e ulët krahasuar me vlerën mesatare të ditëve para karantinimit;
- Pavarësisht rritjes së vlerës mesatare të SO2, gjatë ditëve të karantinimit dhe para saj, vlera mesatare është mbi 60% më e ulët se rekomandimet e BE dhe OBSH;
Vlera mesatare e treguesve
Indikatori | Njësia | Vlera: 31Jan-13Mars | Kategorizimi | Vlera: 14Mars-30Prill | Kategorizimi | % ndryshimit |
---|---|---|---|---|---|---|
CO | μg/ m³ | 1607 | Shumë e ulët | 964 | Shumë e ulët | -40.0 |
NO2 | μg/ m³ | 139 | Mesatare | 114 | Mesatare | -17.6 |
O3 | μg/ m³ | 91 | E ulët | 84 | E ulët | -7.6 |
PM 10 | μg/ m³ | 132 | E lartë | 68 | Mesatare | -48.5 |
PM 2.5 | μg/ m³ | 92 | E lartë | 46 | Mesatare | -49.3 |
SO2 | μg/ m³ | 180 | Mesatare | 138 | Mesatare | -23.4 |
Krahasimi i treguesve në periudha të ndryshme dhe rekomandimet e Shtetit Shqiptar, BE dhe OBSH
Krahasimi i treguesve të cilësisë së ajrit, Prill 2019 me Prill 2020 dhe vlerat e rekomanduara
CO, Prill 2019/2020
NO2, Prill 2019/2020
O3, Prill 2019/2020
PM 10, Prill 2019/2020
PM 2.5, Prill 2019/2020
SO2, Prill 2019/2020
Ecuria e tregusve të cilësisë së ajrit gjatë 2020 dhe vlerat e rekomanduara
CO, Ecuria 2020
NO2, Ecuria 2020
O3, Ecuria 2020
PM 10, Ecuria 2020
PM 2.5, Ecuria 2020
SO2, Ecuria 2020
Krahasimi i treguesve në secilën prej pikave të matjes para dhe pas karantinës si edhe gjatë javëve të vitit 2020
Ecuria e treguesve sipas pikave të matjes para dhe pas karantinimit
CO para dhe pas karantinës
NO2 para dhe pas karantinës
O3 para dhe pas karantinës
PM10 para dhe pas karantinës
PM 2.5 para dhe pas karantinës
SO2 para dhe pas karantinës
Ecuria javore e treguesve sipas pikave të matjes gjatë 2020
CO, Ecuria javore 2020
NO2, Ecuria javore 2020
O3, Ecuria javore 2020
PM 10, Ecuria javore 2020
PM 2.5, Ecuria javore 2020
SO2, Ecuria javore 2020
Kategorizimi i matjeve ditore të secilit prej 6 treguesve të cilësisë së ajrit para dhe pas karantinës sipas pikave të matjes dhe treguesve
Më poshtë jepet struktura e kategorizimit sipas pikave të matjes për gjithsej gjashtë elementet e cilësisë së ajrit për gjithë periudhën e monitorimit, prej 31 Janar deri 30 Prill 2020 . Vlerat mesatare të monituaruara në secilën prej pikave monitoruese janë kategorizuar në shumë të ulëta, të ulëta, mesatare, të larta dhe shumë të larta bazuar në tabelën mbi kategorizimit e elementeve të cilësisë së mjedisit, të publikuar më sipër. Bazuar mbi matjet e të gjitha ditëve, në të gjitha pikat monitoruese si edhe për secilin element është krijuar një strukturë në % e matjeve të rezultuara shumë të ulëta, të ulëta, mesatare, të larta dhe shumë të larta për të gjashtë elementet sipas pikave monitoruese para dhe pas karantinës.
Struktura e kategorizimit sipas pikave matëse, %
Më poshtë jepet struktura e kategorizimit sipas gjashtë elementeve të cilësisë së ajrit të mesatarizuar për katër pikat e matjes. Pra njësoj si logjika e mësipërme këtu kemi llogaritur përqindjen e kohës që një element i cilësisë së ajrit është shumë i ulët, i ulët, mesatar, i lartë dhe shumë i lartë për të katër pikat e matjes, para dhe pas karantinës.