Njësitë administrative të Bashkisë Tiranë

Ndarja administrative e Shqipërisë ka pësuar ndryshime të vazhdueshme si për sa i përket shtrirjes gjeografike, ashtu edhe funksioneve të strukturave. Në 31 korrik 2014, me vendim të Parlamentit Shqiptar, u miratua organizimi i ri administrativo-territorial që e ndan vendin në 12 qarqe, 61 bashki dhe nën ndarjet të tjera të parashikuara në ligjin 115/2014 “Për ndarjen administrativo - territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
Me ligjin e ri, Bashkisë së Tiranës iu bashkuan 13 ish-komuna përveç 11 Njësive Bashkiake që ekzistonin deri atëherë. Deri në vitin 2014, Bashkia e Tiranës zinte një sipërfaqe për rrëth 41.8 km2 dhe përfaqësonte 3.4 % të rrethit të Tiranës. Me ndarjen e re administrative në vitin 2015, Bashkia e Tiranës ka rritur me 27 herë territorin e saj dhe ka afërsisht një sipërfaqe rreth 1,111 km2. Ndërsa me vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave numër 360 i datë 29 Maj 2019 territori i Bashkisë Tiranë arrin një sipërfaqe prej 1,120.91 km2.
Bashkia e Tiranës ndodhet në qarkun e Tiranës ku përveç saj janë dhe katër bashki të tjera, Kamza, Kavaja, Rrogozhina dhe Vora. Në përbërjen e vet Bashkia e Tiranës ka 11 njësi administrative urbane, 13 njësi rurale dhe 3 lagje, lista e të cilave mund të aksesohet këtu
Më poshtë gjeni ndarjen e Tiranës në njësi administrative. Për të ngarkuar hartën e secilës prej njësive në format geojson, duhet të klikon i tek dataset-i: Ndarja administrative e Tiranës, ndërsa nëse doni të dini më shumë informacion mbi të dhënat demografike sipas njësive klikoni në kategorinë Demografia.
Njësia | Administratori | Sipërfaqja,km 2 | Popullsia 2019 |
---|---|---|---|
Njësia 1 | Trëndelina Jaku | 3.06 | 51,871 |
Njësia 2 | Florian Pullazi | 9.58 | 82,972 |
Njësia 3 | Ergesa Ninga | 2.01 | 45,174 |
Njësia 4 | Liri Qoshi | 4.92 | 65,357 |
Njësia 5 | Renato Pashollari | 2.87 | 86,997 |
Njësia 6 | Adriatik Merko | 5.48 | 74,923 |
Njësia 7 | Alketa Çobo | 3.06 | 74,950 |
Njësia 8 | Dritan Dango | 1.95 | 41,670 |
Njësia 9 | Aida Prendi | 2.82 | 64,014 |
Njësia 10 | Karolina Kostallari | 0.77 | 27,783 |
Njësia 11 | Gjergj Prabibaj | 5.21 | 65,354 |
Baldushk | Besnik Bali | 112.88 | 5,375 |
Bërzhitë | Alban Shaba | 72.47 | 5,874 |
Dajt | Kujtim Qefaliaj | 94.64 | 24,267 |
Farkë | Ardian Tufa | 27.49 | 21,860 |
Kashar | Xhevahir Koçi | 39.08 | 47,476 |
Ndroq | Xhavit Caka | 63.31 | 9,788 |
Petrelë | Sokol Kupi | 67.26 | 6,819 |
Pezë | Besmir Kola | 108.25 | 5,924 |
Shëngjergj | Shpëtim Sina | 206.34 | 2,567 |
Vaqarr | Gentian Myrta | 46.69 | 10,472 |
Zall Bastar | Genc Sita | 153.97 | 5,266 |
Zall Herr | Arben Maloku | 58.29 | 12,212 |
Krrabe | Alfred Brahja | 18.63 | 3,054 |
Gjithsej Tirana | Erion Veliaj | 1,111 | 842,019 |
Lagjja12 | Saimir Allushi | 13,288 | |
Lagjja13 | Ardita Doçi | 9,423 | |
Lagjja14 | Irgent Myftaraj | 25,278 |