Friendly Wi-Fi

Bashkia e Tiranës ju ofron shërbimin "Friendly WiFi" i cili mundëson lundrim në internet pa pagesë 24 orë/ 7 ditë në javë.
Pasi identifikoheni në portal duke vendosur të dhënat e nevojshme dhe pranoni termat dhe kushtet e privatësisë.
Gjatë gjithë kohës së qëndrimit pranë ambjentit publik ku ofrohet ky shërbim, ju do të keni mundësinë të lundroni në internet me shpejtësi optimale.
Për të përfituar nga shërbimi Friendly WiFi, ju duhet të jeni të pajisur me mjetet e nevojshme hardware/software (laptop, tablet, smartphone etj).

Cikli i Autentikimit do të jetë çdo 24 orë, pra nuk do të jetë e nevojshme të regjistroheni brenda 24 orëve.
Gjithashtu Bashkia e Tiranës dhe UNICEF në Shqipëri, falë çertifikimit “Friendly Wi-Fi Albania”, ju ofrojnë një shërbim wifi miqësor dhe të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë, të mbrojtur nga materialet e abuzimit seksual të fëmijëve dhe pornografisë me të rritur.

Friendly Wifi ne Sheshin Skenderbej

Friendly Wifi ne Sheshin Skenderbej

Friendly Wifi ne Sheshin Skenderbej

Sipas Platformës Friendly-wifi në pikën publike të sheshit Skënderbej, vetëm për periudhën Janar-Qershor ky shërbim ështe përdorur nga 103700 qytetarë nga të cilët, 56 % e tyre janë përdorues të rinj, të cilët e kanë aksesuar këtë shërbim për herë të parë. Numri mesatar i përdoruesve në ditë ka qenë 620.

Kurse Fluksi me i lartë i përdoruesve ka qenë në muajin Maj. Kryesisht gjatë zhvillimeve të aktiviteteve të ndryshme kulturore të mundësuara nga Bashkia Tiranë si dhe gjatë Javës së Finales së Conference League, në sheshet kryesore të gjithë turistët patën mundësinë të aksesojnë internet falas dhe të sigurt ku vetëm në sheshin Skënderbej plot 16.300 turistë ndanë emocionet e ndeshjes përmes internetit të ofruar falas nga Bashkia Tiranë dhe Friendly Wifi Albania.