Standardet teknike të Open Data

Standardet teknike të Open Data

Standardet Opendata

Hyrje

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bazuar në VKM Nr.248 dt 27.04.2007, të ndryshuar, në zbatim të pikës 3, gërma ç), që parashikon përcaktimin e standardeve të TIK për administratën publike, ka hartuar “Standardet Teknike të Publikimit të të Dhënave në Formatin Open Data."

Tre parimet themelore për krijimin e një qeverisje të hapur janë: transparenca, pjesëmarrja dhe bashkëpunimi. Transparenca promovon përgjegjshmërinë, duke i ofruar publikut informacione në lidhje me punët e realizuara nga qeveria. Pjesëmarrja i jep mundësi publikut që të kontribuojë me ide dhe ekspertiza në mënyrë që qeveria të mund të zhvillojë politika në dobi të dhënies së informacionit dhe shpërndarjes së tij gjerësisht në shoqëri. Bashkëpunimi përmirëson efektivitetin e qeverisjes, duke nxitur partneritetin dhe bashkëpunimin në të gjitha nivelet e qeverisjes, si dhe mes qeverisë dhe sektorit privat.

Të dhënat duhet të publikohen online në formate të hapura, të cilat mund të lexohen, shkarkohen, indeksohen dhe kërkohen, duke përdorur aplikacionet e kërkimit në web. Një format konsiderohet i hapur kur ështëi pavarur nga platforma, i lexueshëm nga makina dhe është i disponueshëm për publikun pa asnjë kufizim që do të pengonte ripërdorimin e informacionit.

Për të përmirësuar cilësinë e informacionit qeveritar, i cili është i disponueshëm për publikun, duhet që informacioni i publikuar të jetë në përputhje me rregullat dhe parimet e publikimit të të dhënave në formatin open data.

Për të krijuar një nivel të qëndrueshëm të publikimit të të dhënave si dhe përgjegjshmërisë ndaj të dhënave të publikuara, institucionet publike duhet të integrojnë parimet e transparencës, pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit, në punën e tyre të vazhdueshme. Arritja e një qeverisje të hapur kërkon që disiplina të ndryshme të qeverisë, në fushën politike, ligjore, financiare dhe teknologjike, të integrohen së bashku për të hartuar dhe implementuar zgjidhje për një qeverisje të hapur dhe transparente.

Parimet e Publikimit të të Dhënave nё Formatin Open Data

Tё dhёnat qeveritare do tё konsiderohen “tё hapura”, nёse ato publikohen nё pёrputhje me parimet e mёposhtme:

  • Tё dhёnat duhet tё jenё tё plota. Tё gjitha tё dhёnat publike duhet tё jenё tё disponueshme. Tё dhёnat janё informacione apo regjistrime tё ruajtura elektronikisht, duke përfshirë, por pa u kufizuar në dokumente, baza tё dhёnash, transkripte dhe regjistrime audio/vizuale. Tё dhёnat publike janё ato tё dhёna, tё cilat nuk janё subjekt vlerёsimi i privatёsisё, sigurisё dhe kufizimit tё privilegjeve.
  • Tё dhёnat duhet tё jenё autentike. Tё dhёnat duhet tё publikohen ashtu siç grumbullohen qё nё burim, nё nivelin mё tё detajuar tё mundshёm, jo nё forma tё pёrmbledhura ose tё modifikuara.
  • Tё dhёnat duhet tё publikohen nё kohё. Të dhënat duhet të publikohen sa më shpejt të jetë e mundur, pas mbledhjes së informacioneve dhe detajimit tё hollёsishёm. Shpejtёsia e publikimit mund të sjellë pasaktësi nё versionin e parё, prandaj versionet më të sakta duhet të publikohen kur të jenё tё disponueshme.
  • Tё dhёnat duhet tё jenё tё aksesueshme. Të dhënat publike duhet të jenë të disponueshme dhe të lehta për t’u gjetur përmes një pike të vetme aksesi online. Sektori publik ka një mori faqesh interneti të ndryshme, prandaj ёshtё e rëndësishme që të ketë një pikë të vetme aksesi, tё mirë-njohur, ku njerëzit mund të gjejnё të dhënat.
  • Tё dhёnat duhet tё jenё tё pёrpunueshme nga makina. Tё dhёnat duhet tё strukturohen nё mёnyrё tё tillё, qё tё lejojnё pёrpunimin e automatizuar tё tyre. Pёr tё mundёsuar ripёrdorimin e tё dhёnave, ato duhet të jenë tё pёrpunueshme nga makina.
  • Aksesi i tё dhёnave nuk duhet tё jetё diskriminues. Tё dhёnat duhet tё jenё tё disponueshme pёr tё gjithё, pa asnjё kёrkesё pёr regjistrim.
  • Formatet e tё dhёnave duhet tё jenё “pa-pronësi”. Tё dhёnat duhet tё jenё tё disponueshme nё formate, mbi tё cilat asnjё subjekt nuk ka pronësi absolute.
  • Tё dhёnat duhet tё jenё tё disponueshme pa kufizim licence. Të dhënat duhet tё publikohen nën të njëjtën licencë tё hapur, e cila mundëson ripërdorim të lirë të të dhёnave, duke përfshirë dhe ripërdorimin komercial. Tё dhёnat nuk duhet tё jenё subjekt i tё drejtave të autorit, patentёs apo markёs tregtare. Kufizimet e privatёsisё, sigurisё dhe privilegjeve mund tё lejohen, nёse administrohen nga statute tё tjera.

Zgjedhja e Formateve të të Dhënave

Vizitorët e faqeve të internetit të institucioneve publike dhe të shërbimeve të bazuara në web, mund të kërkojnë që të përpunojnë të dhënat e publikuara, për qëllimet e tyre personale. Përdorimi i të dhënave të institucionit, mund të bëhet një burim i vlefshëm informacionesh publike, që do të ndihmojnë për të informuar publikun rreth punëve të realizuara nga institucioni dhe për të mbështetur pjesëmarrjen dhe edukimin e qytetarëve. Për të lehtësuar perdorimin e këtyre të dhënave nga publiku, ato duhet të jenë të disponueshme në formate të hapura, të përpunueshme nga makina. Ofrimi i një metode uniforme për aksesimin e të dhënave, u jep mundësi zhvilluesve që të përqendrohen në prezantimin e të dhënave. Kur zgjidhet një format, duhet të merret nëkonsideratë:

  • të mbështetet përdorimi i një game të gjerë të dhënash nga publiku;
  • frekuenca e përdorimit të faqes së internetit nga vizitorët si dhe frekuenca e ndryshimit të të dhënave;
  • aksesueshmëria e të dhënave, nga këndvështrimi i mënyrës së sigurimit të tyre për publikun;
  • ç’farë softueri është i nevojshëm për përdorimin e të dhënave;
  • vështirësia dhe koha që i duhet institucionit për t’i konvertuar të dhënat në formate skedarësh.

Përdorimi i formateve të hapura, si: ATOM, XML, RSS dhe RDF ofron një fleksibilitet të lartë për vizitorët, duke reduktuar varësinë ndaj njësoftueri të vetëm dhe duke mundësuar ripërdorimin e të dhënave në të ardhmen.

Standardet e Metadatave

Metadata është një informacion i strukturuar i cili përshkruan, shpjegon, lokalizon ose mundëson marrjen, përdorimin dhe menaxhimin e një burimi informacioni. Metadatat shpesh njihen si “të dhënat e tëdhënave” ose “informacioni rreth informacionit”. Metadata të ofrojnë informacion për një apo disa aspekte të të dhënave, si:

  • mënyra e krijimit të të dhënave;
  • qëllimi i të dhënave;
  • koha dhe data e krijimit;
  • krijuesi ose autori i të dhënave;
  • vendndodhjen e kompjuterit që ka krijuar të dhënat;
  • standardet e përdorura.

Për të lehtësuar komunikimin e të dhënave ndërmjet institucioneve dhe sistemeve softuerike si dhe për të përmirësuar cilësinë e dokumentacionit statistikor që ofrohet për përdoruesit, jane zhvilluar një sërë standartesh për metadatat. Këto standarde ofrojnë një kuadër të strukturuar për organizimin dhe shpërndarjen e informacionit mbi përmbajtjen dhe strukturën e të dhënave statistikore.