Pozita gjeografike e Tiranës

Pozita gjeografike e Tiranës

Qyteti i Tiranës shtrihet 110 m mbi nivelin e detit, matur kjo në pikën trigonometrike të tij, Sheshin Skënderbej, si edhe rreth 40 km larg detit dhe rreth 26 km nga mali i Dajtit.

Tirana rrethohet nga bashkia e Krujës (32 km), e Kavajës (48 km) dhe Elbasanit (54 km).

Tirana është bashkia më e madhe në vend për sa i përket territorit dhe shtrihet në tre zona gjeografike të veçanta: zona bujqësore në veri, zona urbane në perëndim dhe zona e thyer malore në jug dhe lindje.

Deri në vitin 2014, Bashkia e Tiranës zinte një sipërfaqe për rrëth 41.8 km2 dhe përfaqësonte 3.4 % të rrethit të Tiranës. Me ndarjen e re administrative në 2015 Bashkia e Tiranës ka rritur me 27 herë territorin e saj dhe ka afërsisht një sipërfaqe rreth 1,111 km2. Ndërsa me vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave numër 360 i datë 29 Maj 2019 territori i bashkisë Tiranë arrin një sipërfaqe prej 1120.91 km2.

Shto një koment të ri

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.