Politika e Privatësisë

Politika e Privatësisë

Privatësia juaj është e rëndësisë kritike për ne, për këtë parimet themelore që na udhëheqin në punën tonë të përditshme janë:

  • Ne nuk publikojmë të dhëna personale prej jush që do mund të identifikojnë personin/biznesin apo çdo njësi tjetër statistikore në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë.
  • Ne nuk i ndajmë të dhënat tuaja personale me askënd përveçse në përputhje me ligjin, zhvillimin e produkteve, ose mbrojtjen e të drejtave tona.
  • Ne nuk ruajmë të dhëna personale në serverat tanë.

Kjo politikë privatësie është nën licencën Creative Commons Share Alike e bazuar në atë të publikuar nga [Automattic.com](https://automattic.com/privacy/). Në qoftë se keni pyetje rreth fshirjes ose korrektimit të të dhënave tuaja personale nga faqja jonë ju lutemi na kontaktoni në opendata@tirana.al.

Vizitorët e Faqes

Si shumica e operatorëve të faqeve të internetit, opendata.tirana.al mbledh informacione jo të identifikueshme personale të llojit që shfletuesit e internetit dhe serverat zakonisht i bëjnë të disponueshme, si lloji i shfletuesit, preferencat e gjuhës, faqet referuese dhe datën dhe orën e kërkesës për vizitë nga çdo vizitor.

Qëllimi i opendata.tirana.al në mbledhjen e informacioneve personale jo të identifikueshme është për të kuptuar më mirë se si vizitorët e përdorin këtë faqe. Nga koha në kohë, opendata.tirana.al mund të lëshojë të dhëna personale jo të identifikueshme në grumbullime, si psh. duke publikuar një raport më trendet e përdorimit të faqes së saj.

Opendata.tirana.al gjithashtu mbledh të dhëna personale potencialisht të identifikueshme si adresat IP për përdoruesit e kyçur dhe për përdoruesit që shkruajnë komente në opendata.tirana.al dhe nëndomainet e saj. Opendata.tirana.al i zbulon adresat IP për përdoruesit e kyçur dhe komentuesit vetëm nën të njëjtat rrethana që përdorin dhe zbulojnë informacione personale të identifikueshme të përshkruara si më poshtë, veçse adresat IP të komentuesve në blog dhe adresat e e-mailit janë të dukshme dhe të zbuluara për administratorët e blogut ku komenti është bërë.

Mbledhja e të dhënave personale të identifikueshme

Vizitorë të caktuar të faqeve opendata.tirana.al zgjedhin të ndërveprojnë me opendata.tirana.al në mënyra që kërkojnë nga opendata.tirana.al që të mbledhë të dhëna personale të identifikueshme. Sasia dhe lloji i të dhënave që open.data.tirana.al mbledh varet nga natyra e ndërveprimit. Në çdo rast, opendata.tirana.al mbledh të dhëna të mjaftueshme ose të duhura sa për të përmbushur qëllimin e çdo ndërveprimi të një vizitori me opendata.tirana.al.

Opendata.tirana.al nuk zbulon të dhëna të tjera personale të identifikueshme përveç atyre të përshkruara më poshtë. Vizitorët mundet gjithnjë të refuzojnë të ofrojnë të dhëna personale të identifikueshme, me paralajmërimin se kjo mund t’i pengojë ata nga angazhimi me aktivitete të ndryshme të lidhura me faqen e internetit.

Grumbullimi i statistikave

Opendata.tirana.al mund të mbledhë statistika rreth sjelljes së vizitorëve në faqet e saj të internetit. (Për shembull, opendata.tirana.al përdor shërbime si shërbimi Akismet për të ndihmuar identifikimin e spam.) opendata.tirana.al mund të shfaqë këtë informacion publikisht ose t’ua sigurojë të tjerëve. Gjithsesi, opendata.tirana.al nuk zbulon të dhëna personale të identifikueshme përveç atyre të përshkruara si më poshtë.

Mbrojtja e të dhënave të caktuara personale të identifikueshme

Opendata.tirana.al u zbulon të dhëna personale potencialisht të identifikueshme dhe informacione personale të identifikueshme vetëm të punonjësve, bordit dhe organizatave të lidhura me të që u duhet të dijnë këto të dhëna në mënyrë që

  • (I) t’i përpunojnë në emër të opendata.tirana.al ose të ofrojnë shërbime të mundshme në faqet dhe nënfaqet e opendata.tirana.al, dhe
  • (II) që kanë pranuar të mos t’ua zbulojnë të tjerëve.

Nëse jeni një përdorues i regjistruar i faqes së opendata.tirana.al, mikrofaqes, nënfaqeve ose buletinit informativ dhe keni mundësuar adresën tuaj të e-mailit, opendata.tirana.al mund t’ju dërgojë herë pas here një e-mail për t’ju treguar rreth lajmeve të reja, të kërkojë përshtypjet tuaja, ose thjesht t’ju mbajë të përditësuar me çfarë po ndodh në opendata.tirana.al.

Ne kryesisht përdorim bloget tona për të komunikuar këtë lloj informacioni, kështu që ne mundohemi t’i mbajmë këto e-maile në minimum. Opendata,tirana.al merr të gjitha masat e duhura për të mbrojtur ndaj hyrjeve të paautorizuara, përdorimit, modifikimit ose shkatërrimit të të dhënave personale potencialisht të identifikueshme dhe të dhënave personale të identifikueshme.

Cookies

Një “cookie” (anglisht për “biskotë”) është një shirit informacioni që një faqe interneti ruan në pajisjen e vizitorit dhe që shfletuesi i vizitorit ia mundëson faqes sa herë që vizitori rikthehet. Opendata.tirana.al përdor cookies për të ndihmuar atë të identifikojë dhe të ndjekë përdoruesit, përdorimin e faqes së opendata.tirana.al prej tyre dhe preferencat e hyrjes së tyre në faqe.

Vizitorët e opendata.tirana.al të cilët nuk dëshirojnë që të kenë cookies të ruajtura në pajisjen e tyre duhet t’i mundësojnë shfletuesit të tyre refuzimin e cookies para përdorimit të faqeve të opendata.tirana.al, me disavantazhin që karakteristika të caktuara të faqeve të opendata.tirana.al mund të mos funksionojnë siç duhet pa ndihmën e cookies.

Komentet

Komentet dhe përmbajtje të tjera të dërguara mundet ose jo të publikohen direkt në website-in tonë, por ne kemi të drejtën ti ruajmë ato mjaftueshëm që ti përdorim për të përmirësuar shërbimin dhe për të evituar komente të mëvonshme jo pozitive.

Ndryshimet në politikat e privatësisë

Edhe pse shumica e ndryshimeve mund të jenë të vogla, opendata.tirana.al mund ta ndryshojë Politikën e saj të Privatësisë nga koha në kohë dhe në mënyrë diskrete brenda opendata.tirana.al.

Opendata.tirana.al i inkurajon vizitorët të kontrollojnë rregullisht këtë faqe për ndonjë ndryshim në Politikat e saj të Privatësisë. Përdorimi juaj i vazhduar i kësaj faqeje pas çdo ndryshimi në këtë Politikë Privatësie do të përbëjë pranimin nga ana juaj e këtyre ndryshimeve.