Pastrimi dhe gjelbërimi
Shërbimi i pastrimit
Qyteti i Tiranës është i ndarë në 7 zona pastrimi (3 zona lindore, 3 perëndimore dhe Zona e Kuqe në qendër të Tiranës), ku operojnë 5 operatorë privatë me kontrata përkatëse sipërmarrjeje. Në dhjetor të vitit 2016, në “Zonën e Kuqe” ka filluar të operojë dhe shoqëria “Eco Tirana”.
Çdo ditë nga operatorët e shërbimit të pastrimit lahet një sipërfaqe (rrugë) prej 1,978,550 m2 dhe fshihet një sipërfaqe (rrugë) prej 2,979,836 m2. Kryesisht, mjetet e specializuara që përdorin operatorët e pastrimit janë prodhim i vitit 2010, përveç shoqërisë “Eco Tirana”, mjetet e të cilës janë prodhim i vitit 2016.
Rreth 148 kontenierë në ditë tërhiqen për t’u larë e dezifektuar dhe rreth 688 tonë mbeturina në ditë depozitohen në Landfillin e Sharrës. Rreth 98.3%, këto janë mbetje urbane (mbetje të prodhuara nga aktiviteti i njeriut) e një pjesë e papërfillshme inerte e dhera.
Grumbullimi i diferencuar i mbeturinave ka nisur fillimisht me disa lloje. Ai do të zgjerohet gradualisht në të gjithë qytetin dhe për të gjitha llojet e ndryshme të mbeturinave sapo të realizohen impiantet specifike për trajtimin e tyre. Është e kuptueshme që lënda më e ricikluar të jetë kartoni (46% ndaj totalit të mbetjeve të ricikluara) dhe ambalazhet PET (35% ndaj totalit të mbetjeve të ricikluara).
Gjelbërimi
Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit është një institucion në varësi të Bashkisë Tiranë. Kjo drejtori ndër të tjera merret me krijimin dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit rrugor si dhe të lulishteve në institucionet dhe zonat e banimit brenda territorit të Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu ka si detyrë prodhimin dhe furnizimin me lule dhe bimësi për çerdhet, kopshtet dhe shkollat nën administrimin e Bashkisë Tiranë.
Gjatë vitit 2020 Donatorët kanë dhuruar 7,940,319 lekë për gjelbërimin ku kryesisht është investuar në mbjelljën e drurëve, shkurreve dhe luleve, dhe nuk ka pasur asnjë investim gjatë muajve Gusht-Nëntor 2020.
Vlera e dëmtimeve në gjelbërim për vitin 2020 ka qënë 41,667,327 lekë duke u dyfishuar krahasuar me vititn 2019. Muaji me vlerën më të lartë të dëmtimeve ka qënë muaji Tetor me dëmtime në vlerën 7,660,119 lekë duke zënë 16% të totalit.
Shpenzimet e kryera për rikonstruksionet gjatë vitit 2020 janë fokusuar kryesisht në rikonstruksionet e lulishteve të qytetit duke me një vlerë prej 37,939,756 si dhe në gjelbërimin rrugor duke arritur vlerën e 29,217,71 lekë. Dhjetori ka qënë muaji ku shpenzimet kanë kapur vlerën më të lartë gjatë vitit 2020, përkatesisht 32% e totalit. Gjatë muajit Mars, nuk ka pasur asnje lloj investime për shkak të mbylljes nga pandemia e Covid-19.