Revizionet ju lejojne qe te ndiqni ndryshimet e ndodhura ndermjet versioneve te ndryshme te nje fashikulli

Welcome

Mirëseerdhët në portalin e të dhënave të hapura të Bashkisë së Tiranës.

Këtu ju mund të gjeni disa nga të dhënat statistikore të bashkisë në format dhe licensë të hapur (open data) dhe lehtësisht të analizueshme (machine readable).

Latest Data Stories

Analizimi i situatës së bizneseve në Tiranë për vitin 2019 bazuar në të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT për bizneset sipas madhësisë, gjinisë së administratorit, aktivitetit ekonomik, pronësisë dhe formës ligjore. Gjatë vitit 2019 në Tiranë pati 46,435 biznese aktive, ose rreth 28.6% të vendit dhe rreth 86.6% të qarkut.

Objektivi kryesor i statistikave të mjedisit është prodhimi i statistikave të kuptueshme nga përdoruesit, të standardizuara sipas akteve normative të BE-së dhe të përshtatshme për përdorim në hartimin e politikave dhe menaxhimin e aktiviteteve me impakt mjedisor në Tiranë.
Burim informacioni: Aplikacioni Tirana Ime, VODAFONE AL me informacion prej 31 Janar deri 29 Prill 2020.

Qendro në shtëpi!
Masat e marra nga Shteti Shqiptar dhe Statistikat mbi Covid19 mund ti gjeni në faqen e dedikuar: coronavirus.al.
Këtu janë realizuar disa paraqitje grafike dhe tabelare më të detajuar bazuar në të informacionet e publikuara në faqen zyrtare.
Përditësuar me informacionin e datës 21 Shtator 2021.

Numri i popullisë së Tiranës për vitin 2019 është siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile sipas njësive administrative, gjinisë, moshës si edhe disa tregues të tjerë demografikë që do pasqyrohen të paraqitura grafikisht dhe të analizuara.

Itinerari dhe stacionet e linjave të transportit publik të Tiranës brenda njësive administrative urbane si edhe harta e itinerareve. Biletat kushtojnë 40 lekë dhe orari i transporti publik është 06:00 - 23:00 çdo ditë (pavarësisht festave ose ditës së javës).

Ndarja administrative e Shqipërisë ka pësuar ndryshime të vazhdueshme si për sa i përket shtrirjes gjeografike, ashtu edhe funksioneve të strukturave. Në 31 korrik 2014, me vendim të Parlamentit Shqiptar, u miratua organizimi i ri administrativo-territorial që e ndan vendin në 12 qarqe dhe 61 bashki.

Statistikat e mjeteve të transportit kanë si qëllim të përcaktojnë numrin e mjeteve të transportit rrugor të mallrave dhe pasagjerëve. Këto statistika mbështeten në të dhënat që merren si burim administrativ (pra jo vrojtim) dhe mbulojnë vetëm transportin rrugor të përfaqësuar me numrin e mjeteve për pasagjerë dhe mallra.

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, Maratona e Tiranës ka filluar të zhvillohet rregullisht prej Tetorit të 2016. Maratona ka kategoritë për femra dhe meshkuj në 21.1 km, 10 km si edhe kategorinë WE TOO. Rritja e numrit të pjesmarrësve ndër vite është treguesi më i mirë se gara e Tiranës është bërë e dashur për të gjithë.