Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore në Shqipëri, struktura e Tiranës

Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore në Shqipëri, struktura e Tiranës

Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, miratuar në 1998 (pas një referendumi) thuhet se Shqipëria është një shtet unitar dhe i pandashëm dhe në parimet e përgjithshme të saj shkruhet shprehimisht se : ''Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet mbi parimin e decentralizimit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore''. Kapitulli i 6 i Kushtetutës parashikon se:

  1. Qarku është niveli më i lartë i vetë qeverisjes vendore
  2. Bashkitë dhe Komunat janë njësitë bazë të qeverisjes vendore.

Qarku përbëhet nga disa njësi bazë të qeverisjes vendore me lidhje tradicionale ekonomike dhe sociale dhe është njësia ku ndërtohen dhe zbatohen politikat rajonale dhe ku ato harmonizohen me politikën shtetërore.

Bashkia njihet si unitet administrativo-territorial dhe bashkësi banorësh sipas lidhjeve tradicionale, historike, ekonomike dhe sociale. Bashkia është njësia bazë e vetëqeverisjes vendore dhe përbëhet nga disa njësi administrative ku Kryetari e bashkisë është organi ekzekutiv dhe Këshilli Bashkiak është organi përfaqësues.

Njësia Administrative njihet si unitet administrativo – territorial i përbërë nga qytete ose fshatra dhe funksionon si nënndarje e Bashkisë dhe drejtohet nga administratori.

Qyteti njihet si uniteti administrativo-territorial i përbërë nga lagje dhe i drejtuar nga këshillat komunitarë të lagjeve dhe ndërlidhësit komunitarë.

Lagjet krijohen me vendim të Këshillit Bashkiak vetëm në territore me mbi 20 mijë banorë dhe mund të drejtohen nga administratata e lagjes dhe administratori i saj ose keshilli i lagjes.

Fshati drejtohet nga kryesia ose kryetari i plakut.

Paraqitja skematike

Organizimi Rregullimi/Përcaktimi Drejtimi Lloji Njësisë Përbërja
Qarku Me ligj
  • Këshilli i Qarkut si organ përfaqësues;
  • Kryetari dhe kryesia e këshillit të qarkut si organi ekzekutiv.
Njësi e nivelit të dytë të vetëqeverisjes vendore dhe përbëhet nga disa bashki Qarku Tiranë përbëhet nga bashkitë:
  • Kamëz;
  • Kavajë;
  • Rrogozhinë;
  • Tiranë;
  • Vorë.
Bashkia Me ligj
  • Këshilli Bashkiak si organ përfaqësues;
  • Kryetari si organi ekzekutiv.
Njësia bazë e vetëqeverisjes vendore dhe përbëhet nga disa njësi administrative Bashkia Tiranë.
Njësia Administrative Me ligj
  • Administratori
Nënndarje e Bashkisë dhe përbëhet nga disa qytete ose fshatra Bashkia Tiranë përbëhet nga:
  • 11 njësi administrative urbane, Nj.A 1-11,
  • 13 njësi administrative rurale:
    1. Baldushk;
    2. Bërzhitë;
    3. Dajt;
    4. Farkë;
    5. Kashar;
    6. Krrabë;
    7. Ndroq;
    8. Petrelë;
    9. Pezë;
    10. Shëngjergj;
    11. Vaqarr;
    12. Zall-Bastar;
    13. Zall-Herr.
Qyteti Me ligj
  • Këshillat komunitarë të lagjeve;
  • Ndërlidhësat komunitarë.
Njësia më e vogël e njësisë vendore dhe përbëhet nga disa lagje Tirana në përbërjen e saj ka dy qytete:
  • Tiranën;
  • Krrabën.
Lagjja Me vendim të Këshillit Bashkiak
  • Administratori i lagjes;
  • Këshilli i lagjes.
Në Tiranë janë krijuar tre lagje:
  1. Lagja 12;
  2. Lagja 13;
  3. Lagja 14.
Fshati Me ligj
  • Kryetari i fshatit;
  • Kryesia.
Njësia më e vogël e njësisë vendore Tirana në përbërjen e saj ka 136 fshatra.