Njësia Nr. 2

Pozicionimi gjeografik

Florian Pullazi

Adresa:Rruga Petro Nini Luarasi, Ish-shtëpia e Rinisë
Email: nja.2@tirana.al
Tel: +35542372800

Treguesi Njësia 2 % ndaj Tiranës
Sipërfaqja 9.58 km2 0.86 %
Popullsia 82,972 9.85%
Femra 42,189 9.93%
Mosha 39
Familje 30,303 10.21%
Lindje 605 8.33%
Vdekje 454 10.71%
Të ardhur 2,389 7.30%
Të larguar 1,797 8.12%
Martesa 385 9.24%
Divorce 162 8.57%

Përmbledhje e treguesve demografikë

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, gjatë 2019, Nja.2 me një sipërfaqe prej 9.6 km2 ka:
Popullsia
Popullsi prej 82,972 banorësh nga 82,229 banorë një vit më pore ose ndryshim 0.9% krahasuar me vitin e kaluar
Dendësi popullsie prej 8,663 banorë/km2
• Mosha mesatare 39 vjeç
Gjinia
• 50.80%% të popullsisë femra, ose raport gjinor prej 97 meshkuj për çdo 100 femra
Grupmosha
• 15.80% të popullsisë të rinj (0-14 vjeç)
• 69.90% të popullsisë janë në moshë pune (15-64 vjeç)
• 14.20% të popullsisë të moshuar (65 + vjeç)
• Rreth 43.80% të popullsisë nën 35 vjeç
• Rreth 26.10% të banorëve mbi 55 vjeç
Raport varësie moshore prej 43.00% (22.70% për të rinjtë dhe 20.30% për të moshuarit). Në vend, Shqipëri, këto raporte janë 46.2% (24.6% për të rinjtë dhe 21.6% për të moshuarit) Ndërkohë në bashkinë e Tiranës 41.6% (17.4% për të rinjtë dhe 24.2% për të moshuarit).
Ndryshimi vjetor i popullsisë
• Popullsi të shtuar gjatë vitit me 743 banorë ose e llogaritur ndryshe 2 banorë/ditë
• Popullsi të shtuar gjatë vitit me përafërisht 78 banorë/km2
Shtesa natyrore, Lindje-vdekje
• Shtim vjetor popullsie nga shtesa natyrore prej 151 banorë
• 605 lindje ose 31 lindje për 1000 femra të grupmoshës 20-49 vjeç
• Raporti gjinor në lindje prej 106, kur Tirana e ka 104 nga 109 që është në vend
• 454 vdekje ose 5 humbje për 1000 banorë dhe raport gjinor në vdekje 144 vdekje meshkujsh për çdo 100 vdekje femrash.
Bilanci i lëvizjeve, Të ardhur-Të larguar
• Shtim vjetor popullsie nga lëvizjet neto prej 592 banorë llogaritet si diferencë e të ardhurve me të larguarit nga gjendja civile për gjatë gjithë vitit.
• Numër të ardhurish prej 2,389 banorë dhe të larguar prej 1,797 banorë
• 133 banorë të ardhur (shtuar në regjistrat e gjendjes civile ) për çdo 100 banorë të larguar nga regjistrat e gjendjes civile.
Familjet
• 30,303 familje ose 3,164 familje për km2 me rreth 2.7 anëtarë/familje
Statusi i gjendjes civile, martesa dhe divorce
• 385 martesa ose -2.5% krahasuar me një vit më parë
• 162 divorce ose 7.3% krahasuar me një vit më pare
• Mesatarisht për çdo 2.4 martesa ka një divorc