Ndryshim emërtese për disa institucione

Ndryshim emërtese për disa institucione

Ju bëjmë me dije se, me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 159 datë 26.12.2019 "Për emërtimin dhe miratimin e stemave të drejtorive të përgjithshme të punëtorëve të qytetit dhe qendrës ekonomike të zhvillimit të fëmijëve, institucione në varësi të bashkisë Tiranë”, u kryen ndryshimet e emërtesës së katër insitutcioneve të cilat dërgojnë të dhëna pranë Opendata.tirana.al dhe janë pjesë e listës së Grupeve.

Në mbështetje të nenit 113, pika 2, të Kushtetutës, nenit 8, pika 2, nenit 9, pika 1, nënpika I. I, shkronjat "b" dhe ':", nenit 33, shkronja "a", nenit 54, nenit 55, pikat 2 dhe 6, të ligjit nr. 139/2015, "Për vetëqeverisjen vendore", të ndryshuar, nenit 113, pika 3, të ligjit nr. 44/2015, "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërise", me propozim të kryetarit të Bashkisë, Këshilli Bashkiak vendosi që Drejtoritë e Përgjithshme Nr. 1, Nr. 2 dhe Nr.3 të Punëtorëve të Qytetit dhe Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucione në varësi të Bashkisë Tiranë, të krijuara me aktet përkatëse të miratuara nga Këshilli Bashkiak, të emërtohen si më poshtë:

  • Drejtoria e Përgjithshme Nr. 1 e Punëtoreve të Qytetit (DPN1), emërtohet Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit
  • Drejtoria e Përgjithshme Nr. 2 e Punëtoreve të Qytetit (DPN2), emërtohet Drejtoria e Përgjithshme e Rrugeve dhe Ndriçimit Publik
  • Drejtoria e Përgjithshme Nr. 3 e Punëtoreve të Qytetit (DPN3), emërtohet Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike
  • Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve (QEZHEF), emërtohet Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve

Shto një koment të ri

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.