Primary tabs

Shkelje për oraret në transportin publik, 2017-2021

Të dhëna mbi shkeljet e konstatuara për oraret e fillimit dhe mbarimit të shërbimit të linjave të transportit publik urban, raportuar nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK). Që prej vitit 2020 të dhënat raportohen me frekuencë mujore. Gjatë muajve Prill-Korrik 2020 nuk janë marr masa administrative në bazë të Urdhërit Nr. 10762, datë 11.03.2020 mbi “Pezullimin e shërbimit të transportit urban në Bashkinë Tiranë, në kuadër të marrjes së masave mbrojtëse ndaj përhapjes së infeksionit COVID-19”. Gjatë periudhës Prill-Korrik 2020, inspektorët e AMK kanë qenë në kontroll të përditshëm ndaj shërbimit të transportit të dedikuar për stafet mjekësore. Gjatë vitit 2021 është shtuar dhe raportimi i të dhënave për shkeljet e linjave të transportit urban rrethqytetas. Të dhënat për vitin 2016 nuk janë paraqitur në tabelë pasi vlerat janë 0 (zero).