Primary tabs

Fëmijë me rimbursim 100%, 2019

Numri i fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të Tiranës, të cilëve u rimbursohet fatura në masën 100% nga Bashkia sipas kategorive sociale të cilës i përkasin. Që prej muajit Maj 2018 me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr 40, datë 29.03.2018 kategoritë sociale përfituese të rimbursimit nga Bashkia kanë pësuar disa ndryshime. Konkretisht, nuk do të ketë më rimbursim në masën 100% për kategorinë “Fëmija i tretë që përfiton ulje”. Kategoritë “Nëna-vajza” dhe “Gra kryefamiljare” janë zëvendësuar me kategoritë “Fëmijët e familjeve mono prindërore, ku kujdestari ligjor e ka pagën në/nën nivelin e pagës minimale të miratuar me aktin nënligjor përkatës” dhe “Fëmijët e familjeve, ku kujdestari ligjor i fëmijës, është i divorcuar ose i ve, (sipas certifikatës së gjendjes familjare), por që është në/nën pagën minimale në shkallë, vërtetuar me dokumentacionin përkatës”. Janë shtuar kategoritë: “Fëmijë me statusin e jetimit” dhe “Fëmijë të familjeve ku kujdestari ligjor ka statusin e jetimit”. Të dhënat raportohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve(QEZHEF).

Embed

Data Preview URL

Data Preview: Note that by default the preview only displays up to 100 records. Use the pager to flip through more records or adjust the start and end fields to display the number of records you wish to see.