Bizneset sipas gjinisë së administratorit, 2020
Struktura e bizneseve sipas gjinisë së administratorit
Në vitin 2020, bizneset aktive që administrohen nga femrat përbëjnë 25,48%. Në bashkinë e Tiranës rreth 34,13 % e bizneseve administrohen nga femrat. Aktiviteti tregtar shënon pjesëmarrjen më të lartë të bizneseve me administratore femra.
Tirana
Shqipëria
60 bashkitë, pa Tiranën
Numri i bizneseve në vend dhe bashkinë e Tiranës gjatë 2020
Gjatë vitit 2020:
• Në Tiranë numri i bizneseve të administruara nga femrat u rrit me 101 biznese ** krahasuar me vitin paraardhës. Ndërsa në vend bizneset e administruara nga femrat kanë një rritje me **3%;
• Tirana si bashki gjatë 2020 ka patur 46,926 biznese aktive;
• Rreth 28% e bizneseve gjithsej të vendit ushtrojnë aktivitetin në bashkinë e Tiranës;
• Tirana ka një përfaqësim të lartë të bizneseve që administrohen nga femrat, me rreth 16,014 biznese ose 34.13% të bizneseve të Tiranës;
• Në rang vendi rreth një në katër biznese ose 25.48% e bizneseve që administrohen nga femrat në vend, ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik në bashkinë e Tiranës.
Gjinia e administratorit | Nr bizneseve në Vend | Nr bizneseve në Tiranë | % Bizneseve të Tiranës në vend | % e ndryshimit në vend (2020/2019) | % e ndryshimit në Tiranë (2019/2018) |
---|---|---|---|---|---|
Gjithsej (1+2) | 166,386 | 46,926 | 28% | 0.02% | 1% |
1. Administratorë Meshkuj | 123,990 | 30,912 | 25% | 2% | 0.3% |
2. Administratore Femra | 42,396 | 16,014 | 38% | 3% | 2% |