Bizneset sipas aktivitetit ekonomik, 2020
Struktura e bizneseve sipas aktivitetit ekonomik
Struktura e bizneseve sipas aktiviteteve është një tregues më i qëndrueshëm në vite. Luhatje të sturkturës së bizneseve ka vetëm në rastet e nismave të veçanta të ndërmarra nga politikëbërësit apo zhvillimeve të tilla si krijimi i aktiveteteve ekonomike të reja ose mbyllja e atyre egzistueseve. Një nismë e tillë ishte edhe trajtimi i fermerëve si personalitet juridik, duke u pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm, (NIPT), gjatë vitit 2015. Për bashkinë Tiranë bizneset në bujqësi, pyje dhe peshkim zënë vetëm 1% të bizneseve që operojnë në bashki për vitin 2020. Aktivitetet ekonomike si Aktivitetet financiare dhe të sigurimit, Aktivitete të pasurive të paluajtëshme, Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike, Administrata publike dhe mbrojtja;sigurimi social i detyrueshëm, Arsimi, Shëndetësia etj. janë klasifikuar të gjitha si Shërbime të tjera dhe po rriten çdo vit edhe më tepër në numër duke zënë peshën kryesore të numrit të bizneseve në bashkinë e Tiranës. Për vitin 2020 në bashkinë Tiranë biznesi kryesor që operon është** Prodhuesit e të mirave** duke zënë 88% të bizneseve .
Tirana
Shqipëria
60 bashkitë, pa Tiranën
Numri i bizneseve në vend dhe bashkinë e Tiranës gjatë 2020
Gjatë vitit 2020:
• Tirana si bashki ka patur 46,926 biznese aktive;
• Rreth 28% të bizneseve gjithsej të vendit ushtrojnë aktivitetin në bashkinë e Tiranës;
• Në Tiranë, Bujqësia zë peshën më të vogël (1%). Tregtia me 32% të bizneseve, renditet e dyta pas 'Shërbimeve të tjera' që zënë 36%;
• Për bashkitë e tjera aktiviteti Bujqësor zë vendin e parë dhe përbën 42% të bizneseve ndërsa Tregtia zë vendin e dytë me 24%;
•Aktiviteti me rritjen më të madhe të numrit të bizneseve është aktiviteti i Informacionit dhe Komunikacionit me 9%;
•Aktiviteti me rënien më të lartë të numrit të bizneseve ishte Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor me 4%. Një trend ky që vihet re edhe në qytetet e tjera të vendit.
Aktiviteti ekonomik | Nr bizneseve në Vend | Nr bizneseve në Tiranë | % Bizneseve të Tiranës në vend | % e ndryshimit në vend (2020/2019) | % e ndryshimit në Tiranë (2020/2019) |
---|---|---|---|---|---|
Gjithsej (1+2) | 166,386 | 46,926 | 28.% | 2% | 1% |
1. Prodhuesit e te mirave (1.1+...+1.3) | 60,061 | 5,298 | 8.82% | 8% | 4% |
1.1 Bujqesia, Pyjet e Peshkimi | 45,705 | 527 | 1.15% | 9% | 21% |
1.2 Industria | 9,630 | 2,703 | 28.07% | -1% | -1% |
1.3 Ndertimi | 4,726 | 2,068 | 43.76% | 7% | 4% |
2. Prodhuesit e sherbimeve (2.1+...+2.5) | 102,281 | 41,137 | 40.22% | -1% | 1% |
2.1 Tregtia | 44,324 | 15,063 | 33.98% | -2% | 3% |
2.2 Transporti e Magazinimi | 5,614 | 1,652 | 29.43% | 2% | 3% |
2.3 Akomodimi dhe sherbimi ushqimor | 18,440 | 5,548 | 30.09% | -4% | -4% |
2.4 Informacioni e Komunikacioni | 3,089 | 2,158 | 69.86% | 8% | 9% |
2.5 Sherbime te tjera | 30,814 | 16,716 | 54.25% | 0% | 1% |